Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masat e arrestit për dhjetë nga 24 të arrestuarit që akuzohen për shpërndarje heroine në Tiranë. Një nga të arrestuarit, Sonila Dinoshi 31-vjeç, paraqiti përpara trupit gjykues një raport mjekësor që vërtetonte se e pandehura ishte 6-muajshe shtatzënë dhe qëndrimi në burg do t'i rrezikonte shëndetin, prandaj kërkoi një masë dënimi më të lehtë krahasuar me të arrestuarit e tjerë.
Ajo i tha trupit gjykues se pavarësisht se ishte shtatzënë, përdorte drogë rregullisht, ndaj dhe kjo dobësi e saj, duhej të merrej parasysh në gjykim. Pavarësisht pretendimeve të Dinoshit, prokurori kërkoi burg dhe fakti që ajo ishte përdoruese droge, sipas organit të akuzës ishte një arsye më shumë që Sonila të qëndronte e izoluar në qeli.
Mbi Sonila Dinoshin rëndon akuza e shitjes së dozave të heroinës apo kokainës në zonën e ish Bllokut në Tiranë. 31-vjeçarja është përfshirë edhe më parë në shpërndarje të lëndëve narkotike. Vite më parë, vetë Sonila ka pohuar se është përfshirë në shitjen e drogës për të ndihmuar nënën e sëmurë.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com