Vendimi i gjykatës së Vlorës për të lënë në burg, Fredi Belerin për blerje votash në Himarë, ka sjellë reagim të fortë nga ministria e Jashtme greke që e ka konsideruar këtë si një vendim skandaloz. Në deklaratën e bërë, thuhet se arrestimi i kandidatit për kryebashkiak dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor, duke shtuar se provat nuk janë bindëse.

Në reagimin zyrtar thuhet se Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane dhe se ky vendim do të ndikojë në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, por edhe ato dypalëshe mes dy vendeve. 

“Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës, nëse provat nuk janë bindëse, është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Heimarra, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri.

Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”, thuhet në reagim.

Ndaj këtij reagimi është përgjigjur ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka e cila në një postim të bërë në tëitter, shkruan se Greqia nuk duhet të vërë në diskutim vendimin e gjykatës në Shqipëri kur provat janë të qarta. Më tej shton se organet e diplomacisë greke duhet të jenë më të përmbajtura në deklarata.

"Është thuajse e pamundur të kuptojmë se si miqtë tanë grekë kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin janë shumë të qarta. Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme"-thuhet mes të tjerash në përgjigjien e Xhaçkës.

Gjykata e Vlorës dha sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Fredin Belerin. Ai akuzohet për blerjen e 8 votave me nga 5 mijë lekë për zgjedhjet vendore që do të mbahen ditën e nesërme. Gjykata e Vlorës pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore tashmë kalon në SPAK. Bleri akuzohet për veprën penale ‘korrupsioni aktiv në zgjedhje’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:23
Greqia quajti skandaloz lënien në burg të Belerit, reagon Xhaçka: Nuk e kuptoj si kanë të drejtë të diskutojnë vendimin e gjykatës

1683987870_xhacka.jpg

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pasi ministria e Jashtme greke e konsideroi skandaloz vendimin e gjykatës së Vlorës për të lënë në burg Fredi Belerin të akuzuar për blerje votash në Himarë.

Xhaçka shkruan se Greqia nuk duhet të vërë në diskutim vendimin e gjykatës brenda territorit të Shqipërisë, duke shtuar më tej se duhet të jenë më të përmbajtur në deklaratat e bëra.

"E vështirë të kuptohet se si miqtë tanë grekë kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin janë shumë të qarta. Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk e kuptojmë se si të pasurit shtetësi greke, mund ta përjashtojë atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. U bëjmë thirrje miqve tanë grekë të jenë të përmbajtur në deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë."-shkruan Xhaçka.