ASCOLI- Gjyqtari i Gjykatës së Ascolit, Piceno Bartoli Marco, ka liruar nga burgu marshallin e karabinierëve Antonio Rotella, i cili gjatë një postblloku më 8 maj 2009, qëlloi për vdekje 21-vjeçarin shqiptar Olsi Ferracaku. Ai ishte kthyer nga një tentivë vjedhjeje në një banesë dhe ishte detyruar të ndalonte në një postbllok në Castignano. Rotella kishte qëlluar me armë, për të ndaluar makinën ku udhëtonte Ferracaku dhe bashkëpunëtorët e tij. Marshalli u akuzua për vrasje me dashje, të shkaktuar nga përdorimi legjitim i armëve.  Sipas prokurorit edhe nëse vrasja e shqiptarit ndodhi pasi plumbi më parë kishte prekur asfaltin e jo nga një e shtënë e drejtpërdrejtë, Rotella dhe kolegu i tij në patrullë, mund t’i kishin ndjekur të arratisurit me mjetin “Volksëagen Bora”, duke kërkuar mbështetje, në vend se të qëllonin mbi ta. “Gjatë arratisjes nuk kishte elementë të rrezikut"- tha prokurori, duke lexuar konkluzionet. Familjarët e Ferracakut, të asistuar nga avokati Felice Franchi thanë se “Rruga ishte e shkretë, rrugët e tjera të ikjes ishin të mbyllura nga patrullat e tjera. Rotella dhe polici tjetër nuk do të duhet të kishin qëlluar”. Atë natë, policia i ishte përgjigjur një thirrjeje telefonike nga një qytetar, i cili kishte pësuar vetëm një tentativë grabitjeje në shtëpi, nga sulmues të panjohur. Pasi ishin përleshur për pak kohë me pronarin e shtëpisë, hajdutët kishin iku në bordin e makinës, tip “Volsvagen Bora”. Fillimisht, gjykata e kishte arkivuar pozitën e marshallit, duke i dhënë të drejtë përdorimit të armës, por familja e viktimës e kishte apeluar çështjen në Gjykatën e Larte.

Shkrimi u publikua sot (5.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com­)