Gjykata pranoi ankimimin e Alibeajt, avokati i PD: Presim apelin, Zhukri shkeli ligjin! Çdo vendim i Berishës është i pavlefshëm

TIRANË- Avokati i Partisë Demokratike, Indrit Sefa thotë se çdo vendim që merr Sali Berisha është i pavlefshëm, pasi ende nuk ka një vendim të formës së prerë sa i përket statutit të PD-së. Avokati Sefa shprehet në Report Tv se pranimi i ankimimit të Enklelejd Alibeaj ishte një vendim i drejtë, duke theksuar se kanë dy kërkesa, ose prishjen e vendimit të Zhukrit ose çështja të rikthehet në Gjykatën e Apelit me një trupë tjetër gjykuese.

“Është pranuar ankimi i Partisë Demokratike e cila ka kërkuar prishjen e vendimit të marrë nga Zhukri dhe shqyrtimin e ankimit në apel duke kërkuar nga ana jonë prishjen e vendimit ose kthimin për gjykim nga një trupë tjetër gjykuese në Gjykatën e Tiranës. Ky vendim është marrë në kundërshtim të hapur me dispozitat ligjore statutin e PD, Zhukri nuk na ka legjitimuar gjatë këtij procesi nga gjithë shkresat që i kemi çuar nga dhjetori i viti 2021 e në vazhdim”, tha Sefa.

Në 'Studio Live' me Arbër Hitaj, Sefa thotë se në regjistrin e partive politike, PD ende përfaqësohet nga strukturat dhe organet drejtuese aktuale, ndërsa Komisioni i Rithemelimit nuk figuron. Sipas tij, pa u njohur nga apeli vendimet e 11 dhjetorit çdo vendim i Rithemelimit është i pavlefshëm. Sefa thekson se do të presin vendimin e fomës së prerë.

“Në regjistrin e partive politike PD është e përfaqësuar nga organet që vazhdojnë të jenë. Ligjërisht PD përfaqësohet nga struktura dhe organet drejtuese që ka dhe jo nga Komisioni i Rithemelimit. Do merret dosja, do shkohet në apel dhe do vlerësohet vendimmarrja e marrë nga Zhukri. Nëse apeli mendon se këto vendimmarrje janë në përputhje me ligjin mund ta lërë në fuqi, nëse është në kundërshtim ka të drejta ta pushojë çështjen. Ku konstaton që ka dy palë që kanë konflikt e pushon çështjen. Gjykata e ka vendimmarrjen, prandaj kemi kërkuar pushimin. Pa u regjistruar ndryshimet e 11 dhjetorit, çdo vendimmarrje është nul. Prandaj respektohen hapat ligjore, merret vendim i formës së prerë. Sot PD përfaqësohet nga struktura e saj, nga kryesia, nënkryetarët”, u shpreh Sefa.

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimin e Partisë Demokratike, përfaqesuar nga Enkelejd Alibeaj,  kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës. Gjyqtarja Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD, përfaqësuar nga Alibeaj ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Zhukrit. Tashmë, i takon Gjykatës së Apelit të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese, kërkesë padinë e Rithemelimit për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit që Zhukri e vulosi më 25 mars 2022. Nëse vendimi i Zhukrit rrëzohet në apel, Sali Berisha e humbet sërish kontrollin e PD që në fakt e mori pa pritur shkallët e tjera të vendimit.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • era: 23/04/2022 11:59

    Po perse merr veshte nga keto pune ky Sefa se ky me duket vetem gomorin din te lidhe se per pune te tjera nuk e ke.

    Përgjigju
  • Ledi: 23/04/2022 07:03

    Uzurpimi i selise se PD nga Saliu dhe mbeshtetesut e tij ,ishte i nxituar dhe i gabuar.Ligjerusht vetem ne rastin kur vendimi i gjykates eshte i firmes se prere behen ndeyshimet be seli.Variantet manipuluese yte Saliut nuk cudisin asnje shqiptar pasu ka 30 vjet qe merr e mban pushtet me dhune dhe me drejtesi e kapur.Rasti Zhukri ushte modeli i kesaj drejtesie,megjithse gjykatesi nuk pranoi ta gjykonte ceshtjen per konflikt interesi ..Saliu me fakt ka dhumicen e antaresise por ligjerusht eshte i perjashtuar nga PD prandaj sit ben oresion per apelin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?