Gjykata e Tiranës ka pushuar dosjen penale ndaj ish-zyrtarëve të ALUIZNI-t dhe një ndërtuesi të akuzuar për legalizimin e katit të 11 të një pallati që ndodhet prapa godinës së televizionit Publik Shqiptar.
Në këtë dosje ishte marrë i pandehur dhe pronari i pallatit Alfred Gjata.Ndërkohë të pandehurit e tjerë kanë qënë si Dritan Prifti,Svetllana Jakupi, Eli Pano, Çelestina Lazeri,Suzana Myrtaj dhe Dhimitri Papa.
Sipas këtyre të pandehurve veprimet hetimore janë kryer jashtë afatit pas datës 20.05.2014, dhe për këtë shkak aktet hetimore të kryera pas kësaj date janë të pavlefshme absolutisht duke kërkuar pushimin e gjykimit të procedimit penal me nr.2436 date 21.05.2012.
Aktet procedurale të njoftimit të akuzës së të pandehurve, procesverbalet për përfundimin e hetimeve dhe kërkesa për gjykim,mbrojtësit i quajtën të pavlefshëm absolutisht dhe prandaj kërkuan pushimin e gjykimit,ende pa u deklaruar hapur shqyrtimi gjyqësor dhe pa filluar hetimi gjyqësor për to.
Prandaj pikërisht për shkak të rëndësisë që ka faza e ndjekjes penale si një prej fazave të procesit penal në tërësi, mosrespektimin e dispozitave që lidhen me të drejtën e prokurorit për ushtrimin e ndjekjes penale,ligjvënësi në përmbajtje të shkronjës “b” të dipsozitës së nenit 128 te K.Pr.penale e konsideron njërin prej tre rasteve të pavlefshmërisë absolute të akteve procedurale që përcaktohen rigorozisht në këtë dispozit.
Për rjedhojë sipas gjykatës së Tiranës aktet procedurale të këtij procedimi penal,përfshihen sikundër u argumentua,në ato akte që kanë të bëjnë me të drejtën e prokurorit për ushtrimin e ndjekjes penale në kuptimin që jepet për pavlefshmërinë absolute të akteve procedurale në shkronjën “b” të dispozitës të gjitha këto aktë janë të pavlefshme,e për këto shkaqë çështja penale duhet të pushohet.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com