Ndryshimi i Gjykatës Speciale që po gjykon Thaçin, Veselin, Krasniqi e Selimi nga ajo e Hagës

Rastet e dyshuara për krime lufte në Kosovë, që nga viti 1999 e deri tani janë trajtuar në formë të ndryshme nga organet e drejtësisë, kryesisht ato ndërkombëtare.

Fillimisht ishte administrata e Kombeve të Bashkuara – UNMIK si dhe Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, me seli në Hagë të Holandës. Më pas ata u trajtuan nga drejtësia e Bashkimit Evropian, përmes misionit të EULEX-it.

Aktualisht krimet e luftës në Kosovë i kanë marrë përsipër Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura ndryshe edhe si Gjykata Speciale. Ajo u ngrit  në gusht të 2015, me qëllim hetimin e ish-luftëtarëve të Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës. 

Risia e trajtimit të rasteve të dyshuara, tani qëndron te fakti se Dhomat e Specializuara edhe pse të përbëra nga gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe me seli në Hagë do të funksionojnë me Kodin Penal dhe ligjet e aplikueshme të Kosovës.

Ndërkohë që në ndryshim nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës e cila trajtonte të gjitha krimet e kryera në Ish-jugosllavi, Gjykata Speciale trajton vetëm ato krime të supozuara të kryera në periudhën mes 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000, të cilat kanë ndodhur ose kanë filluar në Kosovë, që do të thotë se ajo mund të ndjekë gjithashtu penalisht krimet në Shqipëri, duke qenë se shumë nga të burgosurit që u morën nga UÇK-ja më vonë u ndaluan në kampet në veri të Shqipërisë.

Krijimi i të ashtuquajturave ‘dhoma të specializuara’ vjen pasi Task Forca Hulumtuese Speciale e BE-së publikoi rezultatet e hetimit të saj 3-vjeçar mbi akuzat e bëra fillimisht nga raportuesi i Këshillit të Evropës Dick Marty, i cili pretendoi se ushtarët e UÇK-së kanë kryer krime kundër civilëve si rrëmbim, torturim dhe trafikim organesh gjatë konfliktit të Kosovës.

Ndryshimet ndërmjet Gjykatës Speciale dhe asaj të  Krime në Territorin e ish-Jugosllavinë, kanë të bëjnë edhe me strukturën. Gjykata për ish-Jugosllavinë ka qenë me tri dhoma, Gjykatën, Apelin dhe Organin e Akuzës. Kurse Gjykata Speciale funksionon me dy organe, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit Special.

“Dhomat e specializuara”  funksionojnë të pavarura nga sistemi gjyqësor i Kosovës, por pjesë e sistemit të drejtësisë  së saj.  Ajo përbehet nga dy institucione kryesore – dhoma dhe regjistri.


Lajmi kryesor:

Organizatë kriminale?! Krasniqi para Hagës: UÇK në luftë krah NATO, BE, SHBA e OKB! Më keni trajtuar si kriminel! Maskaradë e Serbisë! 10 akuzat/VIDEO


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën