Gjykata: Toromani përdori kontratën e falsifikua

Gjykata: Toromani përdori kontratën e falsifikua
Pavarësisht pretendimeve që ka dhënë dje në media Anbeta Toromani,duke akuzuar ish-të dashurin e saj Fatjon Pustina se i ka marrë shumën financiare prej 45 mijë euro, gjykata e Tiranës në datën 29 qershor të vitit 2010 ka vendosur ti japë të drejtë Oni Pustinës, duke vendosur të rëzojë kërkesë padinë e Toromanit si të babazuar në prova dhe në ligj. Gazeta “Shqiptarja.com” disponon të plotë vendimin e gjykatës në të cilën thuhet se paditësja Anbeta Toromani, ja ka dhënë vetë lekët të paditurit Pustina, duke urdhëruar motrën e saj Eltona, që të bënte një transaksion duke derdhur shumën prej 45 mijë euro në llogarinë e Pustinës, për shkak se këto para ajo ja kishte patur borxh. Gjykata në vendimin e saj shkon edhe më tej duke pohuar se kontrata e Toromanit është falco. “Në këtë kuadër,Ambeta Toromani rezulton të ketë rënë dakort që shumat si më sipër që ishin transferuar në llogarinë e përbashkët që ajo kishte me motrën e saj Eltona Toromani e që i përkisnin të ardhurave të butikut në pronësi të të paditurit Fatjon Pustina- ti riktheheshin nëpërmjet motrës së saj Eltona Toromani në llogarinë e të paditurit Fatjon Pustina.Ndërkohë,kjo e fundit dmth Eltona Toromani rezulton që ta ketë zbatuar këtë porosi si më lart të Ambeta Toromani, duke bërë transferimin e kësaj shume të mësipërme në llogarinë rrjedhëse të të paditurit Fatjon Pustina, por në keqbesim dhe duke e paraqitur atë sikur ajo ishte një kthim borxhi për paditësen Bujana Toromani”-thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Kontrata false
Shuma në fjalë prej 45.000 Eur e derdhur në llogarinë rrjedhëse e të paditurit Fatjon Pustina (gjoja si kthim borxhi për paditësen Bujana Toromani) nuk krijon bindjen e brendshme juridike te Gjykatës se ajo është një kthim borxhi për faktin se në momentin që ajo është derdhur (dmth në dt 06.11.2009) mardhëniet e posacme të mira që ata kanë patur më parë nuk ekzistonin më, për arsye sepse i padituri Fatjon Pustina ishte shkëputur nga bashkëjetesa me Ambeta Toromani (dmth motrën e paditëses Bujana Toromani) – cka nënkupton se nuk mund të derdhej në këtë situatë si më sipër në llogarinë e të paditurit një shumë prej 45.000 Eur si kthim borxhi për shkak sepse një gjë e tillë nuk do të paraqiste objektivisht siguri.Në këto rrethana,Gjykata edhe kontratën e huasë dt 01.05.2009 e shikon si një “kontratë fiktive” dhe për më tepër që kjo kontratë rezulton të mos jetë lidhur para noterit dhe se ajo përbën një shkresë të thjeshtë të lidhur midis dy palëve që janë në gjini me njëra –tjetrën (motra) - cka, nuk krijon bindjen përfundimisht te Gjykata për vërtetësinë e saj.

Tërheqja e lekëve
Gjykata konstaton se paditësja Bujana Toromani (duke patur të drejtën e tërheqjes në llogarinë rrjedhëse të të paditurit Fatjon Pustina dhe për shkak të mardhënieve të mira që ajo ka patur në atë kohë me këtë të fundit) ka tërhequr herë pas here në “kesh” shuma nga llogaria rrjedhëse në fjalë e të paditurit Fatjon Pustina;shuma këto, që kapin vlerën totale prej 53.600 Eur dhe më shumë se 1.000.000 lekë. Këto shuma të tërhequra si më lart nga ana e saj rezulton se ajo i ka transferuar në llogarinë e përbashkët të motrës së saj Ambeta Toromani (kjo në atë kohë bashkjetonte me të paditurin Fatjon Pustina) dhe motrës tjetër të saj Eltona Hazizi (Toromani). Pikërisht, nga kjo llogari e përbashkët e këtyre të fundit dmth e Ambeta Toromanit dhe Eltona Hazizi ( Toromanit) konstatohet se është tërhequr më pas edhe shuma objekt gjykimi prej 45.000 Eur prej motrës së paditëses Bujana Toromani nga e quajtura Eltona Toromani, duke u riderdhur kjo shumë në llogarinë rrjedhëse të origjinës dmth në atë të të paditurit Fation Pustina dhe duke u trajtuar kjo shumë nga pala paditëse padrejtësisht dhe në keqbesim si kthim huaje.Thuhet “padrejtësisht” dhe në “keqbesim”sepse provohet plotësisht në gjykim se në këtë kohë mardhëniet e bashkëjetesës midis të paditurit Fatjon Pustina dhe motrës së paditëses Bujana Toromani të quajturës Ambeta Toromani ishin tronditur përfundimisht. Bujana Toromani ndonëse u paraqit personalisht në gjykim në anën tjetër refuzoi palën e paditur që të jepte shpjegimet e saj si palë paditëse rreth kontratës së huasë në fjalë dhe po kështu ajo refuzoi ti përgjigjet edhe pyetjeve të palës së paditur për rrethanat e përshkruara si më sipër në këtë vendim duke u mjaftuar vetëm me shpegimet dhe përgjigjet e dhëna në këtë gjykim nga përfaqësuesi i saj av Envi Hicka.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur