Po kërkove azil në Britani përfundon në Afrikë! Gjykata e lartë pro vendimit të qeverisë britanike

Çdo qytetar i botës që do të kërkojë azil në Angli brenda pak ditëve do të përfundojë në Afrikë. Gjykata e Lartë britanike dha këtë të hënë një vendim pro qeverisë për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda. Më herët qeveria britanike dhe ajo ruandeze kishin nënshkruar marrëveshje dhe madje është investuar në ndërtimin e kampeve pritëse.

Ministrja aktuale konservatore Braverman dhe ajo e shkuara Patel e cilësojnë vendimin  hap të madh për luftën ndaj bandave që trafikojnë njerëz drejt Britanisë. Por organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë UNHCR-në, agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët dhe shoqatat të tjera kanë ngritur shqetësime për këtë vendim britanik

Edhe opozita vendase është kundër  duke e konsideruar Ruandën vend jo të sigurtë, por për gjyqtarët këto nuk janë arsye të mjaftueshme. Sekretarja e Brendshme në hije, Yvette Cooper  e cilëson skemën e qeverisë si "të pazbatueshme, joetike, tepër të kushtueshme".

Kriza e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në brigjet britanike është kthyer në temë të nxehtë e politikës së brendshme të vendit. Zyra kombëtare e statistikave të Mbretërisë së Bashkuar regjistroi më shumë se 45,000 emigrantë nga Kanali La Manche deri më tani, krahasuar me 30,000 në vitin 2021.

Të shumtë janë edhe shqiptarët që kanë zgjedhur të largohen me gomone drejt Britanisë së Madhe.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 19/12/2022 14:58

    Tamam vend me vlera demokratike kjo anglia , po uroj qe asnje emigrant mos te shkoje te ai vend qelbesire dhe dua ta shoh pastaj se cfare do te bej pa emigrantet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit