Një juri me tre gjyqtarë nga ‘Gjykata e Sesionit’ ka sfiduar vendimin e Kryeministrit britanik Boris Johnson për pezullimin e Parlamentit.
Vendimi i ri rrëzon një vendim të mëparshëm të gjykatës së shkallës së parë sipas së cilës, vendimi I Johnson ishte i drejtë.
Në një përmbledhje të konkluzioneve të tyre, gjykatësit e Gjykatës së Sesionit deklaruan se vendimi i Boris Johnson për pezullimin e Parlamentit ishte i palinjshëm dhe i pavlefshëm.
Grupi prej 75 parlamentarësh dhe kolegësh kryesisht në favor të padisë, udhëhiqet nga deputetja e SNP Joanne Cherry, e cila ka bërë thirrje që Parlamenti të rikonfirmohet menjëherë pas vendimit.
Nisma e parë ligjore kundër pezullimit të Parlamentit Britanik të vendosur nga Kryeministri Boris Johnson u refuzua rreth 1 javë më parë nga një gjykatës skocez.
Magjistrati i Edinburgut Lord Doherty kishte vërtetuar se Kryeministri i ka kompetencat të pezullojë parlamentin duke hedhur poshtë argumentet e paraqitura nga pala paditëse, sipas të cilëve Johnson po vepronte në kundërshtim me Kushtetutën.
Kundër vendimit të Doherty, grupi i 75 deputetëve paditës bëri të ditur se do ta apelojë vendimin.
Pas pezullimit të punimeve të Parlamentit, Kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur se ai dëshironte të "përshpejtonte ritmin" e bisedimeve me Bashkimin Evropian për të përfunduar një marrëveshje të re të Brexit para afatit të 31 tetorit.
"Ne jemi të gatshëm të punojmë me energji dhe vendosmëri për të përfunduar marrëveshjen. Ka ardhur koha që të dy palët të shpejtojnë ritmin," tha Johnson