19 shtetas të huaj rezultojnë të hetuar e gjykuar nga Krimet e Rënda për vepra penale të rënda në Shqipëri, përfshirë trafikun e drogës, organizata kriminale dhe deri në vrasje nga janari 2017.
Numrin më të madh të të pandehurve e mbajnë italianët me 4 shtetas me masë sigurie, të ndjekur nga kroatët me 2 shtetas, bullgarët, spanjollët e më pas malazezë, rusë, turq dhe afgan.
Ndër personat e hetuar rezulton për 2014 dhe piloti italian Guido Gudi për dyshime se tragikonte drogë nga Ishmi drejt Itlaisë me avion.
Ndaj Guidit u caktua masa e sigurisë hetim në gjendje të lirë, ndërsa asnjë provë su arrit të mblidhej për të faktuar trafikun e drogës ku i përfshirë ishte dhe ai.
Nga 19 procedime për 4 janë dhënë vendimet penale ndërsa 15 të tjerë ndodhen ende në fazë hetimi me masë sigurie arrest me burg dhe detyrim paraqitje pranë organit të akuzës.
Aktualisht për cdo shtetas të huaj drejtësia shqiptare ka detyrim që të sigurojë procesin në gjuhën e tyre me anë të një përkthyesi ligjor e t'i sigurojë në pamundësi ekonomike mbrojtje me avokat të paguar nga shteti shqiptar.
Ndërsa nga 1 gushti me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal për çdo shtetas të huaj që procedohet në territorin shqiptar, kthehet në detyrim ligjor njoftimi i konsullatës apo ambasadës që mbron interesat e shtetasit nën akuzë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO