Gjyqësori, 4 nëntor, nis nga puna
sistemi i Gjykatave Administrative

Gjyqësori, 4 nëntor, nis nga puna<br />sistemi i Gjykatave Administrative
Pas një “odiseje” të gjatë, më në fund duket se Gjykata Administrative do të nisë punën më 4 nëntor. Ka qenë presidenti Bujar Nishani ai që e ka bërë këtë të ditur gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Vetëm pak muaj më pare, fillimin e punës së kësaj gjykate e kishte bërë të ditur edhe ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi.

Sipas ligjit, parashikohet që të krijohen gjashtë gjykata të nivelit të parë, një gjykatë apeli dhe një Kolegj i Lartë Administrativ. Gjykata administrative e Tiranës është në proces tenderimi nga zyra e administrimit të buxhetit gjyqësor dhe sipas parashikimeve pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti, po ashtu edhe Gjykata e Apelit Administrativ për Tiranën. Ndërkohë po rishikohet edhe vendosja e pesë gjykatave të tjera në hapësirat përkatëse. 
Këto gjykata do të ndërtohen me paratë e tatimpaguesve shqiptarë sepse fondi prej 17 milionë dollarësh i USAID-it, i parashikuar në kuadër të fondeve të Milleniumit nga administrate amerikane u dogj, si rezultat i vonesave në miratimin e ligjit që ndryshonte strukturën e Gjyqësorit në Shqipëri. Amendimi i sistemit gjyqësor kërkon dy të tretat e votave në parlament.

 Sipas studimeve të kryera nga Euralius, parashikohet që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë të ketë një numër prej 14 – 18 gjyqtarësh; Gjykata e Shkallës së Dytë e Apelit do të ketë 6-8 gjyqtarë.
Bashkimi Evropian ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe kyç gjatë gjithë procesit.


Shkrimi u publikua sot (19.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Është koha e duhur për të eksploruar mundësi të reja... horoskopi për sot

Është koha e duhur për të eksploruar mundësi të reja... horoskopi për sot