Pezullohet gjoba 110 milionë Euro ndaj Shqipërisë nga gjyqi me biznesmenin italian Franceso Becchetti. Gjoba është pezulluar nga Gjykata ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington pas anikimimit nga qeveria shqiptare.

Report Tv ka siguruar dokumentin e pezullimit të gjobës 110 mln €. Kjo është hera e parë që Shqipërisë i pranohet ankimimi për një vendim të formës së prerë. Tashmë pritet edhe përzgjedhja e grupit prej 3 gjyqtarësh që do të shqyrtojë ankimimin.

Në 24 prill Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit gjobiti Shqipërinë me 110 milionë euro duke i dhënë të drejtë biznesmenit Italian. Por në datën 27 gusht është pranuar Kërkesa e Avokaturës së Shtetit nga Gjykata.

Edhe pse vendimi është i formës së prerë, Gjykata e cila është pjesë e bankës botërore, lejon ankimimin kur plotësohen disa kushte të caktuara. Ky është mekanizmi që ka shfrytëzuar Qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit dhe shfuqizimin e gjobës.

Qeveria shqiptare ka ndryshuar edhe studion ligjore që do të bëjë mbrojtjen e Shqipërisë. Në gjyqin e parë Shqipëria u përfaqësua nga 4 avokatë britanike, këtë herë Avokatura e Shtetit ka përzgjedhur, një studio amerikane nga më të njohurat në botë për mbrojtjen e shteteve në konfliktet gjyqësore.

Lajmi në përditësim...