TIRANË- Për kryeministrin Edi Rama, Gjykata e Hagës ka dalë nga shinat mbi të cilat u ngrit. Duke komentuar procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shefi i qeverisë shkruan se është e tmerrshme të mendosh se ish-krerët e UÇK-së duhet të paraqiten para kësaj gjykate për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim dhe se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj.
"A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga shinat mbi të cilat u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!
Duke marrë indicie nga lajmi se ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark do të jetë dëshmitar në procesin gjyqësor në Hagë, Rama shkruan se është turp për drejtësinë ndërkombëtare dhe për shqipsharësit digjitalë që e trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, duke uruar që kurrë mos të dalë nga qelia në Hagë.
Rama shkruan se emri i Hashim Thaçit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
“Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, duke uruar të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës", shkruan Rama.
Dëshmia shumë e rëndësishme e Wesley Clark në Hagë u konfirmua vetëm pak ditë më parë nga mbrojtja e Hashim Thaçit. Clark udhëhoqi operacionin 78 ditor të NATO-s kundër Serbisë, që detyroi Millosheviçin të tërhiqte forcat serbe nga Kosova në qershor 1999. Për dëshminë e tij, mbrojtja e Thaçit ka marrë një autorizim edhe nga qeveria amerikane.
Komente











"Nuk shprehem mbi vendimet e drejtësisë "- ky do ketë sozi se nuk ka mundësi.
PërgjigjuMBYLLE GOJEN O BUDALLA,,APO DO QE TE ARRRESTOHEDH DHE TI....THACIN E MBAJNE NE BURG SE DESH TE BENTE SHKEMBUM TERITORESH ME SERBINE...WDHE TI ISHE DAKORT...RAMA APO HARROVE...
PërgjigjuAta qe kerkojne Hashim Thacin ne burg, jane vegla te Serbis. Ata jane serbofli te ndryre. Ata qe duan Çkirimtaret e Kosoves ne burg, kane vetem nje emer bukeshkelur. Qeniet me e ndyra te njerezimit jane mosmirenjohesit. Te gjithe ata qe shajne Çlirimtaret jane pjella te Serbis, qe e duan Kosoven serisht te pushtuar nga Serbia. Kush shan Çlirimtaret, ka te njejtin gjak me Milloshevicin
Përgjigju