TIRANE - Dhoma Penale në Gjykatën e Tiranës vendos të ndryshojë masën e sigurisë ndaj jursitit të bashkisë së Kamzës nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqiteje”. 

Ky vendim u morë sot nga gjykatësi Besnik Hoxha në seancën gjyqësore ku i pandehur është dhe kreu i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.

Po ashtu gjykatësi Hoxha, vendosi të pranojë provat e organit të akuzës si dhe mbrojtjes duke caktuar dhe pyetjen e 6 dëshmitarëve të parë më datë 11 prill në seancën e rradhës.

Kryebashkiaku Mziu dhe vartësi i tij, juristi Atli Hoti, akuzohen për shpërdorim detyre dhe favorizim në tendera me fondet publike, ku sipas hetimeve ka rezultuar se tenderi për ndërtimin e një rruge është kryer me një sërë shkeljesh ligjore.

Mziu asnjëherë si ka pranuar akuzat, duke i cilësuar ato sajesa me prapavijë politike, ndërsa pritet nga gjykata të japë tashmë vendimin, pasi për organin e akuzës personat e paditur e kanë konsumuar veprën penale.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)