Ndërkohë që treshja e gjyqtarëve do të jetë e përbërë nga Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Procesi ndaj Tahirit do të bëhet në mënyrë të përshpejtuar, me ish-ministrin që më 26 Mars pranoi gjykim të shkurtuar pa pranuar akuzën, pasi këmbëngul se është i pafajshëm.

Në dosjen me 53 fashikuj, Prokuroria e akuzon Tahirin për akuzat për akuzat  “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. 

Pas përzgjedhjes së gjyqtarëve, sot është caktuar edhe data e seancës së parë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai do të ulet në bankën e të akuzuarve më 19 qershor, 11 ditë para zgjedhjeve lokale.

Bashkë me të, të pandehur janë edhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode.