UÇK-ja nuk u krijua për të marrë pushtetin në Kosovë. Kështu deklaroi mbrojtja e Jakup Krasniqit në Hagë, duke rrëzuar pretendimin e Prokurorisë për një plan të përbashkët kriminal.
Sipas avokatit Mentor Beqiri, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u ngrit si lëvizje mbrojtëse, si përgjigje ndaj dhunës dhe shtypjes ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ata thonë se synimi ishte çlirimi i vendit dhe mbrojtja e civilëve, jo kryerja e krimeve.
"UÇK nuk u krijua si organizatë që synonte marrjen e pushtetit, ajo u ngrit si një lëvizje mbrojtëse e krijuar si përgjigje ndaj kërcënimit ekzistencial dhe të menjëhershëm më të cilin përballeshin shqiptarët e Kosovës, civilët, të cilët pësonin nga dhuna dhe shtypja e forcave serbe. UÇK kishte synim të përbashkët çlirimin e Kosovës nga forcat serbe dhe mbrojtjen e popullsisë civile. Asnjëri synim nuk kishte qëllim kriminal Prokuroria nuk e ka vërtetuar ekzistencën e një politike qendrore të miratuar të UÇK-së për t’i shënjestruar bashkëpunëtorët dhe nuk e ka demonstruar lidhjen në mes të politikës së pretenduar të Krasniqit. Provat vërtetojnë stigmën sociale që ekzistonte përpara luftës, sjelljen e decentralizuar dhe shpeshherë kaotike gjatë saj, si dhe mbështetjen e gjerë në prova të dorës së dytë, thashetheme apo citime, dhe jo fakte" " argumentoi avokati mbrojtës.
Lajmi kryesor:
Gjyqi në Hagë/ Seanca e gjashtë e deklaratave përmbyllëse, përfundon mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm! Nisin pyetjet e trupit gjykues











