Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali thotë se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, përfaqësojnë lirinë e popullit të Kosovës.

Në konferencën e përbashkët me Glauk Konjufcën, Spiropali theksoi se drejtësia duhet të jetë e plotë dhe të mos injorohet fakti që në Kosove ka pasur spastrim etnik.

“Sot në Hagë përballen me drejtësinë udhëheqësit e UÇK, ata përfaqësojnë lirinë. E vërteta historike nuk është në gjyq. Ne nuk ndërhyjmë në proces, por kemi detyrimin moral dhe historilk të them i se drejtësia duhet të jetë e plotë dhe jo e pjesshme. Nuk mund të injorojë faktin se në Kosovë ka pasur spastrim etnik. Kosova si shtet nuk është në gjyq, dhe nuk duhet të jetë në gjyq. Kërkojmë drejtësi. Siguria e Kosovës është prioritet mbi prioritetet për Shqipërinë", deklaroi Spiropali.


Lajmi kryesor:

Spiropali nis vizitën në Kosovë! Ministrja: Vendi meriton statusin kandidat në BE! Konjufca: Koordinimi i fortë, siguri për integrimin europian