Eshtë zhvilluar në Gjykatën e Lartë procesi gjyqësor për akuzat e ministrit Tahiri ndaj deputetit demokrat Edi Paloka. Ministri e akuzon deputetin e PD-së për shpifje. Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar të shapllë të pafajshëm Palokën ndërsa Kolegji Penal ka njoftuar se vendimi do të merret me 26 tetor

Seanca e fundit gjyqësore në Gjykatën e Lartë me të pandehur kreun e Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka, u shty. Shtyrja e seancës u bë pas kërkesës së vetë deputetit të opozitës me argumentimin se ndodhej jashtë Shqipërisë. 

Sipas prokurorit Adnan Kosova deklaratat e Palokës për shkak të detyrës, s’bëjnë shkelje dhe prandaj ai kërkon pafajsi për të.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)