Gjyqi paraprak/ Në 25 janar Balili para Krimeve të Rënda, a do të kërkojë gjykim të shkurtuar?

Gjyqi paraprak/ Në 25 janar Balili para Krimeve të Rënda, a do të kërkojë gjykim të shkurtuar?

Klement Balili

TIRANE-Pas dorëzimit dhe verifikimit të masës së sigurisë ditën e djeshme, në datë 25 janar Klement Balili do të dalë sërish para Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi do të zhvillohet seanca paraprake para se të vendoset nëse çështja do të kalojë për t’u gjykuar në themel.

Me Kodin e Ri të procedurës penale para se çështja të gjykohet në themel është një gjyq paraprak, ku verifikohen veprimet e prokurorisë nëse janë bërë të gjitha dhe në mënyrë ligjore. Dhe do të jetë pikërisht gjyqtarja Miliana Muça, që do të vendosë nëse dosja e Balilit do të kalojë për gjykim.

Nëse gjyqtarja nuk është e bindur atëherë vendos që dosja të rikthehet duke i lënë një kohë të caktuar prokurorisë për hetimet. Ndërkohë që në këtë seancë që do të zhvillohet në datë 25 janar, Balili mund të kërkojë gjykim të shkurtuar ose jo.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin; trafikimi të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale”.

I cilësuar si ‘Eskobari i Ballkanit’ ai foli ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha para dorëzimit (Lexo këtu intervistën e plotë). Ndërkohë që sot Shqiptarja.com zbardhi përgjimet greke ku zbulohet se si Balili komandonte trafikun e drogës (lexo këtu).

/er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?