Pasi Prokuroria e Posaçme dha pretencën për 21 të pandehurit e dosjes "ARRSH", sot në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës, ku avokatët e të akuzuarve paraqesin argumentat mbrojtëse.
Dy prej të pandehurve protagonistë të dosjes, Erald Elezi dhe Gentjan Gjyli kanë marrë pjesë personalisht në seancë.
Ndaj të gjithë grupit janë ngritur akuzat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim, “Korrupsoni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikim i dokumentave", kryer në bashkëpunim.
Të pandehur nga SPAK janë marrë edhe dy shoqëritë “Net” shpk dhe “Daam” shpk, të cilat po gjykohen më vete me procedurë të zakonshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente











