Në GJKKO u zhvillua sot gjyqi mes Erion Braçes dhe biznesmenit Anduel Çekrezi. Ky i fundit ka paditur deputetin e PS për ‘shpifje’, i cili ka thënë se Çekrezi se ka zaptuar tokën e fshatarëve në Imshtë të Lushnjes, pranë lumit Seman, për të ndërtuar park FotoVoltaik, ndërsa biznesmeni thotë se tokën e ka blerë. Kjo seancë u shty ndërsa e radhës është caktuar më datë 6 maj, ora 09:00.
Biznesmeni ka kërkuar në gjykatë që Braçes t’i ngihet dhe akuza e ‘fyerjes’, ndërkohë socialisti ka mohuar pretendimet duke thënë se s’ka përmendur emra.
Avokati i Çekrezit: Kërkojmë marrjen në shqyrtim të një fakti penal që përmban edhe veprën penale të fyerjes. Pala e akuzuar, në një emision televiziv, ka fyer klientin tonë duke e quajtur palaço dhe ordiner. I kërkojmë gjykatës të marrë parasysh edhe veprën penale të “fyerjes”. Deri më tani e kemi paditur për “shpifje”, por kërkojmë të bashkohet edhe fakti i ri.
Erion Braçe: Unë nuk kam përmendur emra. Unë kam thënë “bëj të fala Bilos”. Nuk e kuptoj pse duhet të më atribuohen gjëra që nuk janë të miat. Unë nuk kam përmendur emra.
Kërkesa e mbrojtjes së Anduel Çekrezit është rrëzuar nga gjykata.
Avokati i Anduel Çekrezit: Klienti im ka qenë i rregullt me procedurat e marrjes së tokës. Ka edhe procese gjyqësore që i japin të drejtë atij. Deputeti Erion Braçe ka bërë deklarata të pavërteta për klientin tim.
Braçe: Në këtë periudhë kohore kam qenë me detyrat e deputetit të Republikës së Shqipërisë. Mbrojtja e interesit publik është detyrim që buron nga Kushtetuta. Kam qenë deputet i qarkut të Fierit. Në çdo rast që kam folur, kam një referencë. Është ligji që unë kam cituar si në Parlament, ashtu edhe në rrjete sociale. Në këtë histori ka qenë edhe policia pjesë. Unë kam përmendur shefa policie, shefa krimesh.
Debatet mes palëve vijuan dhe më tej teksa biznesmeni tha se se i është propozuar të marrë tokën e shtetit me qira në Divjakë dhe të bëjë investim.
Anduel Çekrezi: Kam 3 vite që përballem me këto linçime publike. Unë jam në punën time, por paragjykohem si falsifikator nga fjalët e Braçes. Faji im i vetëm është se kam besuar tek ky shtet.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










