TIRANE- Ekspertët e nivelit të lartë për reformën në drejtësi kanë parashikuar në projektin kushtetues, edhe rastet kur gjyqtarëve u hiqet imuniteti. Sipas draftit kushtetues, në nenin 137 të tij, gjyqtarit i hiqet imuniteti për vendime të paligjshme prej ndikimit nga faktorë kriminal dhe interesi personal. “Gjyqtari gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrimin e funksioneve të tij, përveç rasteve të dhënies qëllimisht të një vendimi të paligjshëm si pasojë e një sjellje kriminale, interesi personal ose keqdashje”, thuhet në nenin 137 të Kushtetutës.
/Shqiptarja.com








