Gjyqtarë e prokurorë rendin të bëhen avokat për të mbetur pjesë e sistemit të drejtësisë nëse vettingu do ti shkarkoj nga detyra. ReportTv ka mësuar se mbi 50 gjyqtarë e prokurorë kanë aplikuar për t'u bërë avokat pranë dhomës kombëtare të avokatisë në testimin e fundit zhvilluar nga dhoma. Aktualisht ligji për avokatin e ndalon bërjen avokat të një prokurori apo gjyqtari që shkarkohet nga vettingu.
Ndërsa ReportTv mëson se ata që kanë aplikuar deri më tani për licencë avokati planifikojnë të japin dorëheqjen sapo të njihen me rezultatet e kontrollit të ushtruar ndaj tyre. Pjesë e avokatisë pas largimit nga sistemi i drejtësisë është bërë edhe ish kreu i gjykatës kushtetuese Bashkim Dedja.
Por si veprohet me ata të shkarkuar nga vetting që më parë kanë disponuar titullin avokat? Sipas dhomës së avokatisë kontaktuar nga Reporttv ata mund ta ushtrojnë të drejtën e këtij profesioni ndërsa të shkarkuarit pas cdo séance që nuk e kanë pasur licencën nuk mund ta marrin dhe nuk mund të ofrojnë këtë shërbim.
Pas 48 orëve pritet që komisioni i pavarur i kualifikimit njohur ndryshe si vetting të nis me seancat dëgjimore me listën prioritare të kandidatëve për SPAK. Në këtë listë shumica janë prokuror të krimeve të rënda nga ku pritet që të përzgjidhen dhe 15 kandidatët për SPAK, prokuroria e posacme kundër krimit dhe korrupsionit.
Të mërkurën kalon në sitë Shkëlzen Cena, kandidat për SPAK-un, i cili aplikoi i katërti pas hapjes së garës nga KLP-ja. Burime për ReportTv pohojnë se brenda qershorit përfundon vettingu për listën prioritare të SPAK. Më 5 Qershor në vetting edhe kreu i prokurorisë Krujë Petrit Ceno. Procesi i vettingut deri më tani ka nxjerr jashtë sistemit mbi 50 gjyqtarë e prokurorë pjesë e këtyre edhe mbi 30 të vetëlarguar me dorëheqje.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana ishte shkarkuar tre vite më parë nga KPK, ONM e kritikoi si 'vendim të paarsyeshëm'
1 Tetor, 18:06
-
Fshehu pasurinë, ish-Kryetari i Kushtetueses rekurs në Gjykatën e Lartë dënimit me 6 muaj burg
16 Shtator, 11:54
-
Avokatët e Elbasanit solidarizohen ndaj kolegut Sokol Mëngjesi, shtyjnë rreth 600 seanca gjyqësore: Jemi ndjerë të kërcënuar
5 Qershor, 13:06
-
Pas vendimit të KPA, Prokurorja Antoneta Sevdari kthehet në detyrë! Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në shkurt 2019
13 Maj, 12:54
-
Raporti për lirinë/ Freedom House: Qasja e shqiptarëve në drejtësi po përmirësohet! Shqipëria dhe Kosova vende ‘pjesërisht të lira’ pavarësisht përparimeve
29 Shkurt, 07:43
-
Fshehu pasurinë, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 6 muaj burg për ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja
13 Shkurt, 10:41
-
U shpall fajtor për fshehje pasurie, Ish anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dënohet me 1 vit burg! Dënimi i konvertohet në 2 vite shërbim prove
24 Janar, 13:18
-
Fshehu pasurinë, 6 muaj burg për ish-kreun e Kushtetueses! Bashkim Dedja, i pari gjyqtar i shkarkuar nga vettingu që dënohet
26 Qershor 2023, 16:26
-
Rikthimi i Vetting-ut në polici, 33 drejtues ‘në sitën’ e AMP-së! Kreu i sindikatës së policisë: Ligji u jep të drejtën efektivëve ta shmangin filtrin
18 Qershor 2023, 16:27
-
E ‘harroi’ KLD-ja / Vetingu shkarkon Majlinda Andrean 6 vite pasi dënimit për korrupsion, ish anëtarja e Gjykatës së Lartë shpëtoi Metën dhe Mediun nga burgu
5 Qershor 2023, 17:17
-
Akuzohet për fshehje pasurie, ish-kreun e Kushtetueses del para GJKKO: Huanë 10 mijë euro e kam marrë nga kunati! Për apartamentin në Tiranë kam kredi deri në 2033
31 Maj 2023, 11:44
-
Fshehu pasurinë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja! I pari gjyqtar i shkarkuar nga vettingu për të cilin kërkohet dënim
19 Maj 2023, 11:53
Asnjerit prej ketyre te mos i jepet licenca e avokatit por "licenca" e burgut
PërgjigjuJanë thjesht lojra asnjëri s'futet në burg, thjesht do riciklohen. Dinë shumë për tu futur brenda.