Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq avokaten Alma Bala e akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”.
Hetimet për avokaten kanë nisur pas kallëzimeve të personave të ndryshëm. Nga hetimet është provuar se avokatja Bala, nëpërmjet gënjeshtrës, i ka përvetësuar personave të ndryshëm, shuma të ndryshme monetare me pretendime se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate, por në fakt, nga ana e të pandehurës, nuk është hapur asnjë proces gjyqësor apo nuk janë kryer veprimet aministrative apo procedurale të pretenduara prej saj.
Për ta bërë më të besueshme pretendimin e saj, në disa raste, avokatja i ka dorëzuar klientëve të saj akte, përmbajtja e të cilëve nuk lidhej me çështjet përkatëse. Përgjithtësit personat e mashtruar prej saj, nuk jetonin në Shqipëri dhe nuk kishin informacione në lidhje me procedurat gjyqësore apo administrative që pretendonte që ndiqte avokatja në emër të tyre.
Njoftimi i Prokurorisë së Fierit
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen A.B. për veprën penale ‘Mashtrimi’ më shumë se një herë parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
Nisur nga fakti që për këtë shtetase janë bërë edhe kallëzime të tjera nga shtetas të ndryshëm, me këtë procedim janë bashkuar edhe kallëzimi penal nr. 246/2021, procedimet nr. 724 i vitit 2019, nr. 734 i vitit 2019, nr. 95 i vitit 2020, nr. 111/2020, nr. 728 vitit 2019 dhe nr. 512 i vitit 2020.
Nga hetimet, mbi procedimin penal nr.181, datë 16.03.2018, pas denoncimeve të bëra nga shtetas të ndryshëm, rezultoi se e pandehura A.B. në cilësinë e avokates nëpërmjet gënjeshtrës i ka përvetësuar personave të ndryshëm, shuma të ndryshme monetare me pretendime se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate, por në fakt, nga ana e të pandehurës, nuk është hapur asnjë proces gjyqësor apo nuk janë kryer veprimet aministrative apo procedurale të pretenduara prej saj.
Për ta bërë të besueshme pretendimin e saj, në raste të caktuara, ajo i ka dorëzuar shtetasve akte që përmbajtja e tyre nuk përfaqësonte realitetin. Kjo mënyrë veprimi nga e pandehura është përdorur edhe në raste të tjera dhe përgjithësisht të dëmtuarit identifikoheshin shtetas të cilët jetonin jashtë territorit dhe nuk kishin mundësi të ishin prezent në çdo kohë në Shqipëri dhe nuk kishin informacione në lidhje me procedurat gjyqësore apo administrative që pretendonte që ndiqte avokatja në emër të tyre.
Në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka dërguar për gjykim të pandehurën A.B për veprën penale “Mashtrimi” më shumë se njëherë, në dëm të viktimave A.S, K.S, O.Sh dhe D.L, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe të veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në dëm të viktimës M.Sh, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe për veprën penale “Falsfikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186 pg.3 i Kodit Penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin pasurinë dhe të drejtat ekonomike të subjekteve të dëmtuar.
Komente









Edhe prokuroria e Fierit ka 4-5 vjet që ka marrë denoncime për avokaten mashtruese dhe me shumë vonesë ka vepruar.Të tilla prokurori kemi ne.Mbrëmë pash tek STOP-i në Tv Klan ku emisioni kërkoi të bashkpunonte me policinë dhe prokurorinë e Durrsit për të kapur hajdutët e OSHE-s por për çudi hajduti nuk u paraqit të merrte 2 milion lekë,sepse policia apo prokuroria e lajmëruan hajdutin që të mos paraqitej.Kështu pra policët dhe prokurorët e dekonspiruan bashkpunimin me stopin dhe hajduti shpëtoi.Këto nuk janë organe drejtësie që mbrojnë qytetarët,por bashkpunëtorë të kriminelëve.
Përgjigju