Kryeministri Edi Rama dekaroi se gjyqtarët kërkuan tinëz rritjen e pagave të tyre, që do t'u kushtonte buxhetit të shtetit 37 milionë euro, para nga taksat e shqiptarëve. Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ballafaqimi i gjykatësve në seancën në Gjykatën Kushtetuese, linte për të dëshiruar, me argumentet që ata kishin përdorur.

Rama shtoi se me pagat aktuale, gjyqtarët në Shqipëri paguhen njësoj sa në Greqi, vend i BE, dhe marrin dyfishin e gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Gjykata Kushtetuese publikoi përpara ditësh regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata gjykatësish, edhe ata me probleme ligjore të paregjistruara, gjithsesi, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese, që t’iu rrisë pagat. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, realisht ndihesh në vështirësi të madhe, duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, filli i logjikës së atyre që u ballafaquan me Gjykatën Kushtetuese, lë tejet për të dëshiruar. Nuk është çështje personash, por ja si flet njëri, unë jam gjykatës karriere, kuptoj nga politika, jeta shoqërore, nga të gjitha. Nga ana e kryeministrit u anatemua, u anatemua ideja që këta njerëz mund të përdorin fuqinë e tyre për të shkelur mbi dy pushtetet e tjera. Mendova këtë, që edhe ne të zgjuar jemi. E kam bërë kërkesën personalisht. Ky i thotë gjykatës, thashë ta bëjmë tinëz këtë punë, qeveria e kishte mendjen te zgjedhjet jo te ne, t’i merrnim shqiptarëve nga taksat, 37 milionë euro të tjera.

Gjyqi është gjyq në fund të fundit thotë, se nëse të tjerët janë dhe nuk janë, ne të tjerët që jemi në shumë punë të tjera, gjykatësit janë vet zot dhe vet shkop. Jemi koshientë thotë për nivelin e pushtetit ekzekutiv, të demokracisë. Po për çfarë niveli të demokracisë bën gjyqtari me ironi. Dua ta dinë të gjithë se e vërteta është që në Shqipëri, pagat e gjykatësve sot, janë të njëjta me pagat e gjykatësve në Greqi, vendi BE, dyfish se pagat e gjykatësve në Maqedoni dhe Malin e Zi.", theksoi kreu i qeverisë.

Sipas kryeministrit, ata duan t'i imponohen parlamentit dhe qeverisë.

"Kërkojnë 1800 euro rritje për gjyqtarin e Shkallës së Parë, 2000 euro rritje për gjyqtarin e Apelit dhe 3000 euro rritje për gjykatësit e SPAK, BKH. SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde dhe kjo i bën respekt natyrisht. Këtu jemi, jemi në një situatë ku gjykatësit duhet të imponohen mbi parlamentin, mbi qeverinë, mbi dy pushtetet e tjera, duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre.", nënvizoi Rama.

Rama shpreson se Gjykata Kushtetuese nuk do t'i lërë njollë turpi Shqipërisë, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve.

"Unë shpresoj shumë që Gjykata Kushtetuese mos t’ia lërë këtë njollë të madhe turpi Shqipërisë dhe mos të na detyrojë të kërkojmë ilaçe të tjera. Kush është i interesuar, le të marrë regjistrimin e asaj seance, të shohë çfarë bëhet dhe do kuptojë shumë mire sa absurde është kjo histori, me gjykatësit që duan t’i rrisin vetes pagat, vetë zot, vetë shkop”, deklaroi kryeministri Rama.

Gjykata Kushtetuese, pasi e shqyrtoi më 20 janar në seancë plenare të hapur, pritet nga dita në ditë të japë vendimin nëse do të pranojë një kërkesë të shoqatave të gjyqtarëve për përcaktimin e pagës së tyre. Aktualisht paga bazë e tyre llogaritet sa 36% e asaj të Presidentit të Republikës. Togat e zeza kërkojnë që rrogat t’u llogariten në bazë të pagës së drejtorit të departamentit në Kryeministri ose sa rreth 54% e rrogës së kreut të shtetit. Si pasojë e formulës që llogarit pagat në sistemit të drejtësisë, nëse kërkesa do t’u pranohej rritja do të ishte e konsiderueshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:58
Rama: Gjyqtarët kërkojnë t'i çojnë pagat në stratosferë, Gjykata Kushtetuese mos t'i lërë këtë njollë të madhe turpi Shqipërisë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama shpreson se Gjykata Kushtetuese nuk do t'i lërë njollë turpi Shqipërisë, ku gjykatësit, në një seancë të zhvilluar në Kushtetuese, dhanë argumentet e tyre për të rritur pagat.

Rama deklaroi, teksa lexoi argumentin e një gjyqtari gjatë seancës, se ka shumë njerëz që kontribuojnë në buxhetin e shtetit, por nuk kanë kërkuar rritje page në mënyrë stratosferike. Rama shtroi pyetjen se nëse kërkojnë rritje page, po me pensionistët çfarë do të bëhet?

“Thotë një tjetër, pse nuk ki parasysh që faktikisht, ne bëjmë edhe lekë. Ne thotë, fitojmë se i sjellim buxhetit të shtetit para, me ato para të na rritet paga. Kjo është një tjetër çudi shumë e madhe. Për të treguar se kjo diferenca 37 milionë, kjo thotë mbulohet vetëm nga ajo çfarë i kthejmë ne buxhetit të shtetit. Nuk është dëm, kjo është një parashkim derinë 10% të të ardhurave, por po të përdoreshin të gjitha, që vijnë nga paditë, janë vlera të konsiderueshme. Sipas këtij gjykatësi, edhe tatimorët që i sjellin shumë të ardhura buxhetit, pse mos t’i kenë pagat më shumë se të tjerët. Po mire zotëri, po mësuesit që do i sjellin të ardhura të drejtpërdrejta shtetit, si i bëhet? Po pensionistët si i bëhet? 37 milionë euro i doni ju për t’i çuar pagat në stratosferë e për t’i bërë pagat shumë here më të larta se në Greqi e vende të tjera në BE. Këtu ka plot njerëz të tjerë që kontribuojnë, si do i rrisim pagat atyre? Unë shpresoj shumë që Gjykata Kushtetuese mos t’ia lërë këtë njollë të madhe turpi Shqipërisë dhe mos të na detyrojë të kërkojmë ilaçe të tjera. Kush është i interesuar, le të marrë regjistrimin e asaj seance, të shohë çfarë bëhet dhe do kuptojë shumë mire sa absurde është kjo histori, me gjykatësit që duan t’i rrisin vetes pagat, vetë zot, vetë shkop”, nënvizoi Rama.

Ora 08:42
Kërkesa për rritjen e pagave, kryeministri Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama thotë se gjykatësit, me kërkesën e tyre për rritje pagash, duan t'i imponohen parlamentit dhe qeverisë, dy pushteteve të tjera. Sipas Ramës, ata duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre.

“Tjetri thotë të na vini vlera fikse, si mund t’i lihet ekzekutivit dhe legjislativit, sa herë t’u teket për ta rritur. Pra duhet një sistem reference. Si mund t’i lihet parlamentit, qeverisë, kur ne kemi në dorë çekiçin dhe i bien si të duam ne, thotë ky gjykatësi. Dhe thotë, sistemi i referencës më i mirë është ai që pasqyron ndryshimet reale, dhe rritjen e çmimeve si ai në 2016. Në 2016 kur zgjidhëm një sistem reference, me qëllimin e mirë që gjykatësve t’u jepnin paga më të larta se të tjerët, për të mbështetur e shpallur me reformën e tyre dhe i ngritëm mbi të gjithë të tjerët, për t’u dhënë sinjal të fortë të vullnetit, për të pasur drejtësi të pavarur, por dhe gjykatës që të ndihen të respektuar, ky thotë, ta bëjmë tani përgjithmonë. Pra, Shqipëria të bëhet vendi ku përjetësisht të marrin paga mbi të tjerët. Kërkojnë 1800 euro rritje për gjyqtarin e Shkallës së Parë, 2000 euro rritje për gjyqtarin e Apelit dhe 3000 euro rritje për gjykatësit e SPAK, BKH. SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde dhe kjo i bën respekt natyrisht. Këtu jemi, jemi në një situatë ku gjykatësit duhet të imponohen mbi parlamentin, mbi qeverinë, mbi dy pushtetet e tjera, duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre.", theksoi ai.