Gjyqtarët refuzojnë Gjykatën e Posaçme, asnjë kandidat për 6 vendet e lira, pritet lëvizja e KLGJ-së

TIRANE-Gjyqtarët refuzojnë sërish gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit. Për 6 vende vakante për afro 2 muaj asnjë nuk kandidon.

Dikur gjykata simbol kundër krimit dhe korrupsionit, prej 2004 e njohur si gjykata e krimeve të rënda dhe sot GJKKO, refuzohet. Në këtë gjykatë aktualisht janë mbi 200 dosje në proces dhe mungesa e gjyqtarëve ndikon në dhënien e vendimeve.

ReportTv mëson se KLGJ-ja po sheh mundësinë e një oferte  motivuese për gjyqtarët e rinj që të bëhen pjesë e Gjykatës për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin.

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A janë të domosdoshme listat e hapura?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Maqedonia e Veriut vendosi të mos mbyllen kufijtë me Kosovën dhe Serbinë