SHBA i refuzoi vizën/ Gjyqtari Laze në Vetting, shtyhet seanca, avokati: Të përjashtohet trupi gjykues

SHBA i refuzoi vizën/ Gjyqtari Laze në Vetting, shtyhet seanca, avokati: Të përjashtohet trupi gjykues

Gjyqtari Artan Laze para Vettingut ( i pari majtas )

TIRANE-Sot ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (Vettingu) gjyqtari Artan Laze. Ai është njëri nga gjyqtarët që Ambasada e SHBA i ka refuzuar vizën, ndërsa seanca është shtyrë për në datë 2 korrik, pas kërkesës së avokatit për të ndryshuar trupën gjyqësore.

Gjyqtari i Tiranës ishte i pranishëm në seancë, ndërsa u mbrojt edhe nga avokati Sokol Hazizaj. Trupa gjyqësore përbëhej nga; Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Shkak i shtyrjes së seancës dhe kërkesës se avokatit për përjashtimin e trupës ishte fakti se Komisioni kishte vendosur që Vettingu  të bëhej vetëm për pasurinë, duke përjashtuar anën profesionale dhe morale.

Avokati Hazizaj kërkoi që vettingu të bëhet tre dimensional. “Hetimi i Vettingut është tredimensional. Është në kundërshtim me ligjin, kërkesa ime procedurale është të përfshihen të tre komponentët. Ju jeni të njëanshëm” tha Hazizaj.  Laze nuk pati asnjë reagim, ndërsa pas mbylljes së seancës, avokati shtoi se KPK duhet të marrë vendim bazuar në fakte dhe procesi duhet të jetë i rregullt.

‘KPK të marrë vendim bazuar në fakte. Cdo vendim i KPK duhej domosdoshmërisht ta njihte subjektin për vlerësimin tre dimensional të tij.  Jam interesuar që procesi të jetë i rregullt, të bazohet në ligj’ tha avokati Hazizaj. Tashmë në datë 2 korrik do të vendoset nëse do të pranohet kërkesa e avokatit për të përjashtuar trupën gjykuese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja