Gjyqtari Rasim Doda, një ditë para dhënies së vendimit e kishte zbardhur dispozitivin për t’ia treguar biznesmenit të kompanisë “Kalaja” Hasan Bushi. Kjo me qëllimin se, nëse i jepte 80 milion lekë vjetra gjyqi fitohej nga ai dhe në të kundërt vendimi shkonte në favor të palës tjetër.
Doda ia ka dhënë diapozitivin biznesmenit në një takim të bërë në rrugë. Gjyqtari i Sarandës ia ka dhënë një letër me dizpozitivin e vendimit dhe i ka bërë një shenjë në pëllëmbën e dorës duke lënë të kuptoheshin numrat “8-0-0-0-0”, të cilën kallëzuesi e ka kuptuar si kërkesë prej 80.000 (tetëdhjetë mijë) eurosh, në këmbim të vendimit favorizues. Biznesmeni i është përgjigjur me gjeste gjyqtarit që nuk kishte para. Gjyqtari pas këtij momenti është larguar, duke i lënë në dorë kallëzuesit dhe fletën e printuar të vendimit.
/Shqiptarja.com