TIRANË - Gjyqtarët shqiptarë vazhdojnë të shkelin ligjin duke mos zbardhur në kohë vendimet që marrin në emër të republikës. Këshilli i Lartë i Drejtësisë me kërkesë të presidentit Bujar Nishani ka nisur tashmë inspektim për 5 gjyqtarë, ku rezulton se ka gjyqtare që kanë zbardhu tej afateve ligjore plot 293 vendime.
...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet ndaj pesë gjyqtarëve që nuk kanë zbardhur në kohë vendimet.
Lista me gjyqtarët për të cilët ka dyshime se kanë shkelur ligjin duke mos zbardhur vendimet është prezantuar në mbledhjen e dhjetorit në KLD nga presidenti Nishani për anëtarët këtij këshilli.
"Ka një material i cili ka ardhur tek unë nga Inspektorati, që pretendon disa raste gjyqtarësh për të cilët kam kërkuar që të gjithë të futen në këtë proces verifikimi", - iu drejtua kreu i shtetit anëtarëve të KLD-së.
Referuar numrit të vendimeve të pazbardhura në mbledhjen e dhjetorit në KLD janë publikuar shifrat vetëm për një gjyqtare të Apelit në Tiranë, ku rezulton se në 4 vite ka 293 vendime të zbardhura me vonesë.
Burime nga KLD thanë për ReportTv se tashmë ka nisur verifikimi për këta gjyqtarë dhe pritet që në muajin shkurt këshilli të dalë me një vendim.
Ky nuk është rasti i parë ku për gjyqtarët nis hetim për mos zbardhje vendimesh. Një i tillë ishte dhe i gjyqtarit të shkarkuar Neritan Tabaku, ku mos zbardhja e vendimit në kohë i krijoi mundësi ligjore Ilir Xhakes, person me precedent penal të fitojë lirinë për të kryer sërish një krim. /REPORT TV/
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com