DOKUMENTI/ 'Jam kërcënuar me jetë', gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi i kërkon mbrojtje KLGJ pasi merr letrën anonime: Përmenden edhe fëmijët e mi

DOKUMENTI/ 'Jam kërcënuar me jetë', gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi i kërkon mbrojtje KLGJ pasi merr letrën anonime: Përmenden edhe fëmijët e mi

Arnisa Këlliçi

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi i ka kërkuar mbrojtje KLGJ pasi deklaron se është kërcënuar.

Përmes një shkrese drejtuar KLGJ-së, e vuri në dijeni se i ka ardhur letër anonime kërcënuese dhe prandaj kërkon mbrojtje të posaçme. Këlliçi në kërkesë thotë se letra përmban të dhëna kërcënuese për të, fëmijët dhe familjen e saj.

"Të nderuar! Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Amisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë.
Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.
Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre. Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.”

Për të forcuar sigurinë e njerëzve të drejtësisë në kushtet e sulmeve të vazhdueshme publike ndaj tyre, si nga politika ashtu dhe njerëz të krimit, me vendim qeverie, janë shtuar masat në mbrojtje të tyre.

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion