Gjyshja e famshme e ‘Tik Tok’ rrëfen historinë e dhimbshme të jetës: Kujdesem për vëllain dhe nipin e sëmurë, ja përse realizoj video gazmore

Burbuqe Elezi është gjyshja 59 vjeçare e cila është kthyer në një fenomen në Tik-Tok. Ajo jeton prej 24 vitesh në SHBA por nuk i harron traditat dhe kulturën shqiptare. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” bashkë me mbesën e saj Ema Poshi treguan më tepër se si krijuan faqen në platformën e Tik Tok.

Nëna kishte bërë operacion këmbën edhe ishte në shtëpi dhe më shumë e hapa që të shpenzonte kohën, por më pas videot u bënë virale  dhe e morëm më seriozisht.

Në fillim I bënim më shumë për të qeshur për veten ndërsa tani I bëjmë më shumë për njerëzit.

Përmes videove të shkurtra që realizon me ndihmën e të afërmeve të saj, sjell momente gazmore nga jeta e përditshme ndërsa nuk harron edhe të tregojë më teper mbi karakteristikat e shqiptarëve, marrëdhëniet familjare dhe marrëdhëniet në çift, pasi shpesh herë pjesë e videove të saj është edhe bashkëshorti.

Në fillim bashkëshorti më tha se jam bërë si fëmijë. Po pastaj tha vajza e zgjidh unë problemin, do fusim edhe babin në video. Video e parë ishte shumë e bukur dhe folëm dhe shqip dhe morëm shumë klikime. Dhe burrit I pëLqeu shumë.

Edhe pse Tik Toku dhe rrjetet sociale janë cilësuar si platforma që përdoren më shumë nga të rinjtë, Burbuqe Elezi ka treguar të kundërtën, ajo ka krijuar një komunitet të tërë me ndjekës shqiptare dhe të huaj, ku ndanë video jo vetëm gazmore por shpesh edhe me motive patriotike. Ndërsa tregon se cilat ajnë videot që marrin më shumë klikime.

Videot janë si ironike për relatat me nusen dhe vjehrrën në Shqipëri. Videot vjehërr nuse kanë qenë gjithmonë 1 milionë klikime.  Ne shqiptaret si vjehrra jemi si limon. Kemi dhe pak dëshirë që të ndërhyjmë dhe të jemi ne përpara.

Pavarësisht videove gazmore që krijon, Burbuqja ka pasur një jetë të vështirë. Ajo tregoi më tepër për këtë anë të jetës së saj dhe u shpreh se Tik Tok e ka ndihmuar të kalojë vështirësinë që duhet të kujdeset për vëllin dhe nipin e sëmurë.

“Fati im i keq që i shërbej dy të sëmurëve, vëllait dhe nipit është një lodhje. Dhe duhet ta kuptojmë të gjithë se unë e kam thënë që Amerika nuk ka jeë sociale sic është këtu që ke një komshi apo një shoqe. Jeta atje është shumë dinamike. Kështu që unë mendova të isha vetvetja dhe sa më e sinqertë dhe mendova që ta tregoja atë pjesë të vuajtes sime, dhe në fakt të gjithë më përkrahën. Aty ndjehem si një vend ku mund të kaloj një pjesë gëzimi sikur edhe 10 minuta në ditë. Pasi personalisht jam shumë e lodhur, pasi të mbash dy persona të rritur, skizofreni. Ti cosh te doktori, ti lash, t’i ushqesh, ata janë të pandërgjegjshëm dhe nuk bëjnë dot absolutisht” rrëfeu ajo.

Në fund gjyshja shqiptare, dha një mesazh motivues për të gjitha zonjat.

“Të jenë vetvetja, të buzëqeshin gjithmnonë dhe çfarë do ti ndodhi në jetë të shohin përpara” tha ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës