Atletico Madrid dhe Barcelona do përballen këtë të mërkurë në orën 21:30 në gjysmëfinalen e kthimit për Kupën e Mbretit në Spanjë. Sfida e parë mes tyre përfundoi 4-4 dhe pritet që spektakli këtë herë të zhvendoset në ‘Metropolitano’.
Trajneri i Barçës, Hansi Flick foli para sfidës dhe tregoi respekt maksimal për rivalët dhe trajnerin Diego Simeone.
"Kupa e Mbretit është trofeu që Atletico Madrid është më afër; një ndeshje dhe ata janë në finale. Njësoj si ne. Ata kanë një trajner me përvojë dhe janë një ekip që di të marrë rezultate.
![]()
Në La Liga, ata janë më larg nesh. Trajneri i tyre është një nga menaxherët më të suksesshëm dhe di gjithçka për futbollin. Atletico luan gjithmonë në mënyrë agresive dhe me intensitet, asgjë nuk ndryshon.
Ata kanë stilin e tyre. Unë e dua atë. Ata luajnë me shpejtësi, ritëm… Më pëlqen stili i tyre i lojës”, deklaroi Flick.
Pritet që këtë mbrëmje e gjithë vëmendja e tifozëve të jetë në ‘Metropolitano’. Ekipi fitues në këtë përballje do gjejë në finale Real Madridin.
Komente




