Gjyste Vulaj sërish
nuse pas 20-vjetësh

Gjyste Vulaj sërish<br />nuse pas 20-vjetësh
Këngëtarja Gjyste Vulaj ka festuar 20-vjetorin e martesës së saj në një mënyrë mjaft origjinale. Ajo ka veshur edhe njëherë fustanin e bardhë të nusërisë duke rikujtuar ditën e dasmës së saj. Përveç fustanit të nusërisë Vulaj ka organizuar edhe një mbrëmje në Ulqin duke ftuar mjaft  njerëz.

“Para shumë vitesh më datë 16 gusht, u bëra nuse. Po më kujtohet mëngjesi i atëhershëm, më vinte për të qarë në çdo moment, ndjeja dhimbshuri e mallë për motrat që po i lija, sepse isha motra e madhe e tyre, pastaj babin e shihja aty këtu, fshehtas duke qarë dhe fshirë lotët.

Në anën tjetër dëshiroja të dilja sa më bukur që Sokoli të befasohet nga bukuria. Vërtetë isha e bukur, por nuse nuk dola aq e bukur si në çastin kur isha pa grim isha  vetëm 16- vjeç”, është shprehur Gjystja në rrjetin social. Ndërkohë ajo i ka uruar vajzës së saj të martohet në të njëjtën moshë që ajo është lidhur në martesë.

gjyste vulaj

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/ shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë