Gjyste Vulaj shet fustanet D&G për bamirësi

Këngëtarja Gjyste Vulaj ka vendosur që të merret me humanizëm.

Ajo ka menduar që të nxjerr në shitje disa nga fustanet e saj të markës “Dolce Gabana” që i ka blerë nga 5000 dollarë dhe këto mjete t’ua dhuroj personave me nevojë.

Përveç saj Gjysteja së fundi është bërë pjesë e donacionit të një koncerti humanitarë i cili u organizua në Ulqin për fëmijët me aftësi të kufizuara. Më shumë për këtë iniciativë dhe planet e afërta Gjystja ka folur  për gazetën “Zëri” në Kosovë.
gjyste vulaj



























"Marka ime e preferuar e veshjes zakonisht është “Dolce & Gabana”. Para disa vitesh kam blerë dy fustane shumë të shtrenjtë të cilët kanë qenë nga 5000 dollarë secili, të cilët tani kam menduar t’i shes dhe këto të holla t’ua jap personave me nevojë. Kjo ide më ka lindur kaherë, duke parë që shumë njerëz në vendin tonë kanë nevojë për ndihmë. Në fakt unë jam e afërt me fansat e mi dhe shumë herë më ka ndodhë që veshjet e mia t’ua dhuroj atyre. Më kërkojnë edhe koleget që jetojnë nëpër Evropë që t’ua shes fustanet e mi pasi që t’i përdori unë kuptohet. Por më shumë i dhuroj se sa i shes (qesh). Pastaj disa i ruaj edhe për vajzën time Rozanën", ka thënë Gjyste Vulaj në intervistën e saj mes të tjerave.

(J. H/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve