Gledis Nano takime në Gjermani, pritet nga Presidenti i Zyrës Federale të Krimeve, në fokus rritja e hetimeve të përbashkëta në fushën e krimit të organizuar
Gledis Nano, vizitë pune në Gjermani
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ndodhet për një vizitë pune, në Berlin, Gjermani, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme me zyrtarët më të lartë të Policisë gjermane dhe të agjencive ligjzbatuese. Nano është pritur në takim nga Presidenti i Zyrës Federale të Krimeve të Gjermanisë (BKA) Holger Münch dhe nga Zëvëndëspresidentja e Zyrës Federale të Krimeve (BKA) të Gjermanisë, Martina Link.
Në fokus të takimit midis kreut të Policisë shqiptare dhe drejtuesve të BKA-së në Gjermani, ishte forcimi i bashkëpunimit midis Policisë së Shtetit dhe BKA-së për ta ngritur në një nivel tjetër ndërveprimin midis dy policive.
Nano dhe Münch diskutuan për rritjen e hetimeve të përbashkëta kundër grupeve kriminale në fushën e krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe terrorizmit si dhe për shtimin e operacioneve të përbashkëta për këtë qëllim.
Münch, gjatë fjalës së tij u shpreh:
“Besueshmëria dhe profesionalizmi i Policisë shqiptare është garanci për ta forcuar këtë bashkëpunim në interesin tonë të përbashkët, atë të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Ju përgëzoj për punën dhe sfidat që keni marrë përsipër dhe ju garantoj se do të keni përherë mbështetjen e BKA-së.”
Ndërkaq Nano, gjatë fjalës së tij theksoi:
“Ju falënderoj për besimin, vlerësimin dhe mbështetjen dhe dua t’ju siguroj se unë jam shumë i vendosur dhe i qartë në prioritetet dhe sfidat që kemi si Polici e Shtetit dhe këto nuk mund t’i realizojmë dot pa bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, siç është dhe BKA-ja.”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, në këtë vizitë shumë të rëndësishme në Gjermani, shoqërohet nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare Eduart Merkaj dhe Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit Alban Dautaj.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
74.9%
-
Normal
19.7%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2970
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ U tërhoq nga Kombëtarja, Klaus Gjasula befason me ekipin e ri
7 Janar, 16:12
-
Nivel rekord i krimeve të ekstremit të djathtë në Gjermani
7 Janar, 08:35
-
Dëmtohet vepra artistike për Palestinën, Muzeu gjerman: Veprim i motivuar politikisht, të hetohet
5 Janar, 12:36
-
Pogradec/ Zjarri shkrumbon ndërtesën dykatëshe, evakuohen të gjithë banorët! Vatra ra te banesa e një të moshuari! Digjen dy shtëpi, shpëtohet e treta (VIDEO)
4 Janar, 22:15
-
Scholz kritikon komentet 'çoroditëse' të Muskut
4 Janar, 17:23
-
Gjermani/ Kafshët e kopshtit zoologjik hanë pemët e Krishtlindjes (VIDEO)
4 Janar, 14:04
-
Reshje të dendura bore në Theth, Tamarë dhe në 'Rrugën e Kombit'! Akset të hapura, nga tuneli në Morinë qarkullimi me goma dimërore (VIDEO)
4 Janar, 09:28
-
Siri/ Me jelek anti-plumb, vizita e parë e zyrtarëve evropianë pas rënies së Assad, udhëheqësi sirian shtrëngon dorën me ministrin francez, por ministres gjermane i tund vetëm kokën (VIDEO)
3 Janar, 16:11
-
Elon Musk po planifikon një debat live në X me lideren e AfD-së në Gjermani përpara zgjedhjeve të parakohshme të 23 shkurtit
3 Janar, 15:43
-
Gjermani/ Shpërthim i fuqishëm para godinës së policisë në Berlin, 2 oficerë të plagosur
3 Janar, 08:38
-
Aksidenti i rëndë në Korçë-Bilisht, zbardhen detaje nga vdekja e 24-vjeçares! Të dyja mjetet me shpejtësi, shoferi: Më doli para një kafshë
2 Janar, 12:46
-
Aksidenti i rëndë në Korçë, zbardhen detaje nga vdekja e pasagjeres greke! Të dyja mjetet me shpejtësi, shoferi: Më doli para një kafshë!
2 Janar, 12:45