Godelli dhe Qerimaj përfundojnë larg pritshmërive në botëror, vetëm Calja nderon Shqipërinë

Godelli dhe Qerimaj përfundojnë larg pritshmërive në botëror, vetëm Calja nderon Shqipërinë

Kampionati botëror i peshëngritjes që po zhvillohet në Patia të Tajlandës nuk ka shkuar ashtu siç pritej për dy sportistët shqiptarë Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj. Të dy peshëngritësit kanë garuar ditëne  sotme në kategorinë 81 kilogramë, baderia b, duke u renditur respektivisht në dygarësh i 14 Daniel Godeeli dhe i 21 Erkand Qerimaj.

Në stilin e shkëputjes Daniel Godelli u rendit i gjashti pasi ngriti 155 kilogramë në provën e parë, ndërsa në të dytën dhe në të tretën 27-vjeçari dështoi të ngrinte shtangën. Ndërkohë po në stilin e shkëputjes Erkand Qerimaj u rendit në vendin e njëmbëdhjetë, duke realizuar vetëm provën e dytë me 151 kilogramë, ndërsa në të tretën nuk u ngjit në pedanë.

Në stilin e shtytjes Dodelli gjithashtu performoi më mirë se Qerimaj, por të dy sportistët u renditën poshtë në tabelën e klasifikimit. Godelli me 185 kilogramë në provën e parë u rendit në vendin e trembëdhjetë, ndërsa Qerimaj me 181 kilogramë në provën e parë u rendit i katërmbëdhjeti.

Ndërkohë të shtunën ishte Briken Calja ai që nderoi Shqipërinë duke fituar medalje të bronztë në stilin e shkëputjes. Peshëngritësi nga Cërriku garoi në kategorinë 73 kilogramë dhe në dygarësh u rendit i pesti me 337 kilogramë në total.

Të hënën Krenar Shoraj, do të jetë peshëngritësi i fundit shqiptar që do të garoj në kampionatin botëror në kategorinë 89 kilogranë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena