Godet me thikë 30-vjeçarin në Fier, arrestohet autori

Godet me thikë 30-vjeçarin në Fier, arrestohet autori

Foto ilustruese

Një 30 vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Fier. Policia njofton se rreth orës 16:00, në lagjen "Konferenca e Pezës", Fier, shtetasi A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., rreth 30 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë është vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. R., 25 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. R. u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron