Trafik droge drejt Italisë/ Godet skuadra e përbashkët, 12 shqiptarë të arrestuar sot (Emrat+Pamjet e operacionit)

Policia italiane në bashkëpunim me palën shqiptare kanë goditur katër grupe kriminale të trafikut të drogës në të dyja anët e Adriatikut duke lëshuar 27 urdhër arreste, 21 për shqiptarë dhe 6 për italianë. Deri tani janë prangosur 20 persona, ndërsa në kërkim janë 7 të tjerë.

Gjashtë shqiptarë u arrestuan në Vlorë, gjashtë në Itali, një është në burg në Shqipëri (i kapur në 2017) dhe tjetri në Malin e Zi, ndërsa shtatë janë në kërkim duke e dërguar numrin në 21. Përsa i përket italianëve që janë të përfshirë, katër janë arrestuar sot përtej Adriatikut, ndërsa dy janë në burg në Shqipëri, pasi u kapën në 2017.

Operacioni 'Lulet e Pranverës' ka qenë i shtrirë në Shqipëri në disa qytete, në Durrës, Vlorë dhe në Lezhë, ndësa janë dokumentuar katër raste të trafikut. Gjithsej janë sekuestruar në të dyja vendet mbi 3.3 ton kanabis. Në Itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi. Hetimet kanë zgjatur dy vite.

Personat e arrestuar janë të akuzuar për krijimin e organizatave kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali. Droga nga Shqipëria trafikohej drejt Italisë duke u shpërndarë më pas në vendet e tjera të Europës, mes të cilave në Gjermani e Zvicër. Grupet kriminale bazën e kishin në Lecce. Në operacion u angazhuan mbi 100 efektivë.

Report Tv siguron pamjet e operacionit që është zhvilluar nga pala italiane që solli arrestimet e shqiptarëve dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike dhe mijërave euro. Operacioni është finalizuar në bashkëpunim me skuadrën e përbashkët shqiptare pas përgjimeve të kriminelëve në të dyja vendet pak ditë pas vizitës në Shqipëri të prokurorit të Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho.

Në Itali janë arrestuar sot;
Dorian Alikaj
Altin Avduramani
Ajet Cepaj
Klaudio Fani
Artur Malo
Raul Zenunaj
Giancarlo Desimone
Gianfranco Conestabile (arrest shtepie)
Salvadore Santoro (arrest shtepie)
Francesco Tarantini (arrest shtepie)
Giuseppe Vanatagiato (arrest shtepie)

Në Shqipëri janë arrestuar sot;
Luka Beqiraj
Bilbil Kabello
Arbnor Hoxhaj
Denis Pashaj
Kujtim Elmazi
Kristian Llanaj

Në kërkim

Arben Pazi, 42 vjeç alias Beni.

Bernard Tahiraj, alias Benard Shametaj, 32 vjeç

Dorjan Pashaj, 34 vjeç

Elvin Xamo (alias Gozhda), 40 vjeç

Erjon Xhelili,  36 vjeç

Fatmir Xhelili (alias Miri), 38 vjeç

Nertil Gerra, 31 vjeç

Ndodhen në burg

Dino Abazi (alias Loku)

Eduart Sallaku, 50 vjeç

Katër rastet e dokumentuara nga pala shqiptare dhe italiane
10 shkurt 2017-Në Godull Adriatik është sekuestruar një gomone me 1.6 ton kanabis
26 shkurt 2017 -Në Brindisi është sekuestruar një gomone me 966 kg kanabis, u arrestuan dhe dënuan Eduard Sallaku dhe italiani Donato Carlucci.
5 prill 2017-Në Gjirin e Lalzit u sekuestrua një motoskaf, dyshohet se do të trafikonte kanabis, u arrestuan dy skafistët italianë Gianfranco Mariano dhe Donato Carlucci, kanabisi ishte siguruar nga Eduard Sallaku.
2 qershor 2017-Në Vjosë u sekuestrua një gomone me 685 kg kanabis, u arrestua Dino Abazi

Prokurori: Gati sekuestrimi i pasurisë së trafikantëve

Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho përmes video-konferencës u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme, pasi u goditën grupet kriminale të trafikut të drogës. Ai tha se provat janë të dokumentuara për grupin kriminal, që përveç drogës trafikonte edhe armë dhe municione nga Shqipëria në Itali. Cafiero De Raho deklaroi gjithashtu se gjatë vitit 2018 janë sekuestruar në brigjet e Italisë mbi 60 ton kanabis. Prokurorja Pranvera Pustina u shpreh se pas rasteve të evidentuara në 2017, nisën hetimet duke zbuluar edhe personat e tjerë të përfshirë duke i arrestuar." Pas arrestimeve nuk ka pasur asnjë komunikim mes tyre dhe me autorët e tjerë pas arrestimit të atyre të 2017".

Ndërkohë që Prokurori tjetër i dosjes Përparim Kulluri paralajmëroi se shumë shpejt do të nisë edhe konfiskimi i pasurive që kanë vendosur personat e arrestuar. "Pasi mbarojmë veprimet e përgjimeve etj, vijojmë me identifikimin e pasurive, që e kemi bërë, të personave që janë përfshirë në këtë aktivitetet dhe më tej me konfiskimin. Janë identifikuar pronat e këtyre personave që ndodhen në Shqipëri".  Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu theksoi se grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë me italianët për trafikun e drogës, por rastet janë ulur ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara.

VIDEO / Konferenca e përbashkët e policisë, prokurorisë shqiptare dhe antimafias italiane

Çfarë është skuadra e përbashkët
Report Tv mëson se hetimet për këtë dosje kanë nisur në vitin 2016 nga një skuadër e përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve. Grupi i përbashkët investigativ ka bërë hetime të përbashkëta në të dyja vendet pas përcaktimit të cështjes. Për rastin konkret urdhër arrestet janë firmosur nga pala italiane. Ndërkohë që gjatë hetimeve në Itali kanë shkuar në kuadër të bashkëpunimit për këtë dosje prokurorë shqiptarë dhe e kundërta. Tashmë në bazë të marrëveshjes mes dy vendeve nuk ka nevojë më për letër-porosi për këtë dosje, pasi të gjitha informacionet, përgjimet dhe faktet që kanë 'gozhduar' katër grupet kriminale kanë të njëjtën vlerë në të dyja vendet. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim