Vlorë- Goditën 56-vjeçarin për vdekje pas konfliktit për pronën, gjykata jep masën e sigurisë për tre të arrestuarit (VIDEO)

VLORË- Burg pa afat për Agron Hametin dhe 30 ditë burg për dy të arrestuarit e tjerë, Astrit Hametin dhe Nusret Hodën. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Vlorës për ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë ku pas një konflikti për pronat mbeti i vdekur 56-vjeçari Stavri Mino i cili ishte goditur me sende të forta në kokë.

Sipas trupit gjykues Agron Hameti mbetet më i implikuar në këtë ngjarje ndërkohë që në një seancë të dytë do të vendoset nëse edhe dy personat e tjerë kanë qenë të implikuar në këtë vepër penale.

Tre të pandehurit, dy prej tyre vëllezër dhe tjetri kushëri i tyre janë mbrojtur nga i njëjti avokat mbrojtës, Tomor Cano. Astrit Hameti ka deklaruar se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe përgjatë seancës gjyqësore ka folur ulur, pasi është shprehur se nuk mund të qëndrojë në këmbë.

Stavri Mino u raportua fillimisht se vdiq aksidentalisht, por më pas rezultoi se kishte humbur jetën si pasojë e goditjes me grushte, shkelma dhe me sende të forta për vdekje nga këta tre persona për motive pronësie. 

Pas ngjarjes policia njoftoi se 'pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ra në tokë pa ndjenja duke ndërruar jetë. Nuk ka shenja dhune të dukshme'. Ndërsa disa prej dëshmitarëve thanë se ishte aksident duke deklaruar se u fut për të ndarë vëllanë nga sherri, 'por rrëshkiti duke i rënë koka në gurë duke ndërruar jetë'.

Por pas autopsisë në trupin e viktimës u zbulua e vërteta, pasi u konstatuan shenja dhune duke sjellë arrestimin e tre personave, të cilët akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim. Ngjarja ndodhi përpara një lokali në zonën e Plazhit të Vjetër ku  banonin personat e përfshirë në sherr.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 09/10/2019 13:10

    Minj vlonjatë qe bohen t fort kur jan grup. Tek e tek ikin si lepujt! Far e keqe!

    Përgjigju
    • @fredi: 09/10/2019 13:50

      Ta paskan punuar mirë, fort e bukur fisin Vlonjatët që i paske kaq inat.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës