Goditet grupi i trafikut të armëve/ Kush janë dy shqiptarët që i shitën agjentit të infiltruar kallash dhe mitraloz për 1 mijë euro

Goditet grupi i trafikut të armëve/ Kush janë dy shqiptarët që i shitën agjentit të infiltruar kallash dhe mitraloz për 1 mijë euro

Pjesë e grupit që trafikonte armë nga Turqia në Ballkan dhe Europës janë edhe Bajram Hoxhën dhe Artur Polovinën. Këta dy persona u futën në kurth nga një agjent policie dhe u arrestuan pak ditë më parë.

Report Tv ka zbardhur skemën e plotë, ku mësohet se agjenti  cili ishte prezantuar si person që kërkonte të blinte armë zjarri dhe municion, kanë rënë dakord që t'i shisnin kundrejt 1 mijë eurove, një automatik, një mitraloz plot 722 plumba automatiku dhe një shirit me 100 plumba mitralozi. Operacioni për shkëmbimin e armëve, municioneve dhe sasisë së parave është kryer në qytetin e Kuçovës, pikërisht në vendin e magazinës, ku qëndron zjarrfikësja e këtij qyteti.

Ndërhyrja policore është realizuar rreth orës 14:30 të datës 5 nëntor 2020, kur Artur Polovina dhe Bajram Hoxha, janë takuar me agjentin e policisë, për të kryer shkëmbimin. Sapo policia ka ndërhyrë dhe ka bërë arrestimin e dy personave, gjatë kontrollit të furgonit “Benz Vito”, është gjetur një armë automatike,një kuti me 722 fishekë automatiku, një shirit mitrolozi me 100 fishekë dhe një mitraloz.


Lajmi kryesor:

Goditet grupi i trafikut të armëve nga Turqia në Shqipëri! 11 në pranga, mes tyre dhe 9 shqiptarë...si ranë në kurth nga agjenti i infiltruar! Sekuestrohen 191 pistoleta


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja