Goditet grupi kriminal nga Kosova, trafikonte eksploziv në Shqipëri! 3 në pranga, 2 në kërkim! 203 kallëpë TNT ishin fshehur në kuti lëngjesh ( EMRAT)

Tirane- Një grup i strukturuar kriminal nga Kosova të cilët kryenin trafikim armësh e lëndësh eksplozive nga  Kosova në drejtim të Shqipërisë u godit nga policia e Tiranës. Operacioni u ndërmor të dielën e 4 shkurt 2024 në afërsi të ‘Urës së Gjolës” në bashkinë e Krujës kur policia ndërhyri për të arrestuar 3 shqiptarët nga Kosova ndërsa shpalli në kërkim 2 të tjerë.

Të arrestuarit Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira 25 vjeç, dhe Shkëlqim  Halabaku të tre banues në Gjilan të Kosovës po lëviznin me makinë kur dhe u arrestuan në flagrancë ndërsa u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. 

Kallëpet e tritolit ishin fshehur brenda në kuti lëngjesh të frutave ‘eko frut’ 2 litroshe, brenda në një valixhe çiklamin.

”Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë" deklaroi drejtori i policisë së shtetit" deklaroi drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në konferencën krah prokurorit Ritvan Suka, zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Sigurinë Publike, shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, shefin e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe shefin e Komisariatit të Policisë Nr. 2.  

Po punohet për të zbuluar dhe porositësin e kësaj ngarkese me tritol

“Ne kemi të evidentuar dhe jemi duke hetuar dhe për porositësin e kësaj sasie të konsideureshme të lëndës eksplozive, do i ngelet hetimit” tha Vocaj i pyetur nga gazetarët

Operacioni i koduar "The same' u ndërmor pas një pune hetimore 4-mujore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke përdorur metoda speciale të hetimit.

Hetuesit dyshohet t’i kenë ndjekur të dyshuarit duke i lënë të kalojnë kufirin me shpresën për të mbërritur tek blerësit, e gjurmimi i çoi deri në Fushë-Krujë, duke lënë dyshime se tritoli është porositur nga grupet kriminale atje.

Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar edhe 3 celularë dhe 1 automjet.  

Më parë, në kuadër të këtij procedimi janë zhvilluar 2 operacione, janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri pistoleta, së bashku me krehra dhe municione luftarake, të cilat janë trafikuar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.   

Të arrestuar si pjesë e grupit kriminal
Rigon Maliqi, 20 vjec
Lion Pira 25 vjeç
Shkëlqim  Halabaku të tre banues në Gjilan të Kosovës
Dy në kërkim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:49
FOTO e tre të arrestuarve pjesë e grupit nga Kosova, trafikuan tritolin brenda kutive të 'eko frut'

1707130915_ddas.jpg

Foto: Lion Pira  Shkëlqim Halabaku Rigon Maliqi

Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron foton e tre të arrestuave si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte eksploziv nga Kosova në Shqipëri të fshehura brenda kutive të lëngjëve të frutave.

Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku u arrestuan tek 'Ura e Gjolës'

Ora 11:15
Tritoli i fshehur në kutitë e lëngjeve të frutave hynte në Shqipëri, shikoni ku kishte fshehur 203 kallëpë tritoli grupi kriminal nga Kosova

 

Policia publikoi pamjet e operacionit të koduar “The same” ku u godit grupi kriminal që trafikonte armë dhe lëndë eksplozive nga Kosova drejt Shqipërisë.

Eksplozivi ishte fshehur në kutitë e lëngjeve 'Eco frut"

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ula e Gjolës: 05/02/2024 21:20

    I kanë lejuar deti në Fushë-Krujë e nuk kanë prit derisa ta dorëzonin ngarkesën tek blerësit. Ose policët do jenë pikasur, ose do jenë dekonspiruar dhe kanë ndërhyrë tek Ula e Gjolës.

    Përgjigju
  • Or tej: 05/02/2024 12:05

    Kete Shkelqim Halabakun nga mbiemri do e kene kapur or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Idriz: 05/02/2024 11:51

    Bravo vllau jon Kosovar për dinamitin!Paske menduar mir për vëllezërit për miçenjen e Shqipëris!Për mendimin tim policia ka gabuar ta lejojshi të kalonin dhe ta mbashin nen kontroll deri në destinacion te porositësi,për mendimin tim bandat e Berishës duhet të jenë porositësit,se kërkojnë destabilizim siç tha i madhi MUL NOKA dotë bllokojmë gjith rrugët ,me kriminel se elektorat nuk kanë më.

    Përgjigju
  • A...Zh: 05/02/2024 11:23

    Pune e mire e policise, pergezime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!