Policia ka goditur një rrjet shqiptarë të trafikantëve të drogës në Mançester të Britanisë së Madhe pasi zbuloi para dhe kokainë të pastër. Artur Ruko 34 vjeç dhe Hajri Merkaj 32 vjeç janë dy shqiptarët që ishin arrestuar që në korrik të këtij viti pasi u identifikuan nga targat e automjetit të rregjistruar si e përfshirë në shpërndarjen e drogës. Tani Gjykata Mançesterit i dënoi ata me burg për droge. .

Teksa oficerët e policisë po ndiqnin makinën nga një apartament ka dalë Artur Ruko dhe i është bashkuar grupit në makinë. Pas kontrollit policia ka gjetur 17 qese me kokainë të pastër. Ndërkohë që në apartamentin e 34-vjeçarit Ruko oficerët britanik gjetën edhe  3 mijë stërlina para kesh, kokainë dhe telefona celularë sipas mediave britanike

Nga kontrolli në banesë u gjetën edhe fotokopje dokumentesh identifikimi, italiane dhe grekesi dhe fatura tranfertash bankare në vlerën e 16 mijë stërlinave dërguar në Shqipëri.

Policia bastisi edhe një apartament tjetër të marrë me qira nga shqiptarët, ku u gjetën sasira të tjera parash, njofton shtypi britanik.

Dedektivi Adam Cronshaë thotë se, “numri i telefonit që përdorej nga këta trafikantë droge iu bë ‘back up’ vetëm disa ditë pasi u konfiskua, teksa i ishte vendosur një tjetër kartë SIM. Ne jemi duke punuar për ta eliminuar përgjithmonë këtë linjë trafiku për shpërndarjen dhe shitjen drogës”.

Ruko kishte fituar 100 mijë paund nga shitja e drogës në sasi të vogla në më pak se 6 muaj. Ai mbante dokumenta të falsifikuara greke dhe italiane. Ruko u dënua me 4 vjet burg, ndërsa Merkaj me 3 vjet e 7 muaj.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)