Goditet tjetër rast i kontrabandës
së cigareve, arrestohet inspektori

SARANDË - Në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe kontrabandës, sot në orët e para të mëngjesit, strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, arrestuan në flagrancë punonjësin e policisë kufitare të P.K.K. “Qafë-Botë” Sarandë, inspektor Sokrat Guga.

Ky punonjës policie ka konsumuar elementët e figurës së veprës penale, të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcisë”, të parashikuar në nenin 172, të Kodit Penal.

SHÇBA, pas një hetimi pro-aktiv me metoda dhe mjete speciale të hetimit, dokumentoi veprimtarinë e kundraligjshme të këtij punonjësi policie, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcisë”, konkretisht cigare të markës “Marlboro” dhe “Slims”.

Punonjësi i Policisë, Sokrat Guga, i merrte stekat me cigare në Duty-Free-Shop në pikën doganore në anën greke të kufirit dhe duke shfrytëzuar detyrën, i kalonte ato në territorin shqiptar, duke shmangur detyrimet doganore. Më pas këto mallrat i transportonte me mjetin e tij, tip “Benz Mercedez” me targa SR 4660 B, dhe i tregtonte në lokale të ndryshme në qytetin e Sarandës.

Në ngarkesën e fundit, të bllokuar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Çamëria”, në segmentin rrugor “Qafë-Botë” – Shkallë, të rrethit Sarandë, punonjësit të policisë Guga iu kapën 36 kuti me steka cigaresh.

SHÇBA sekuestroi në cilësinë e provës materiale kutitë me cigare, 1 automjet që i përkiste shtetasit të arrestuar, si edhe 2 aparate telefona celularë. Materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Sarandë. Ky është rasti i dytë i goditjes së kësaj veprimtarie kriminale, pasi tre ditë më parë Sh.Ç.B.A arrestoi n/kontrollorin në P.K.K kakavijë, Mentor Cana.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh