Policia e Librazhdit ka dokumentuar ngjarjen në të cilën një çift të moshuarish u goditën me sende të forta në fshatin Skroskë, ndërkohë që është identifikuar dhe arrestuar .

Të dhënat e policisë thonë se, autori i kësaj ngjarje është Ylli Stafa, 35 vjeç.

Dy ditë më parë ai gjatë një konflikti për motive të dobëta,  ka goditur me sende të forta N.O 66 vjeç dhe bashkëshorten e tij, B.O 62 vjeç të cilët pasi morën ndihmën e parë   mjekësore në Spitalin e Librazhdit u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Pas rrestimit të autorit grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale në vëndngjarje, sendin me të cilin i arrestuari goditi çiftin.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)