BULQIZË- Një 54-vjeçar nga Bulqiza, i identifikuar si Liman K. është arrestuar në banesën e tij nga policia pasi ka goditur me sende të forta në fytyrë djalin e tij, me iniciale B.K., 23 vjeç.
Njoftimi i plotë:
Bulqizë
Godet me sende të forta djalin e tij arrestohet në flagrancë nga Policia
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi :
Liman K, 54 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime djalit të tij shtetasit B.K, 23 vjeç.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni130/a i Kodit Penal.