Një 21-vjeçar është gjobitur me nje shumë prej 100 £ pasi goditi me vezë mbretin Charles III gjatë një shëtitjeje të tij. I riu tha se e konsideroi të “turpshme” dhe “të shpifur” si edhe të pavend, vizitën e mbretit Charles III pasi zona ku po shëtiste ai ishte një zonë e varfër.
May u gjobit me 100 £ dhe u urdhërua të paguante 85 £ në kosto.
I riu u akuzua për një shkelje të rendit publik pas vizitës mbretërore në Luton më 6 dhjetor.
Mbreti fillimisht u largua nga vendi dhe u mbrojt nga oficerët e mbrojtjes, por nuk e ndaloi vizitën e tij.