Goditi shokun e skuadrës me grusht, Mane flet për herë të parë

Goditi shokun e skuadrës me grusht, Mane flet për herë të parë

Mane dhe Sane

Sadio Mane ka folur për herë të parë për grushtin e bujshëm në fyryrë që i dha shokut të tij të skuadrës te Bayern Munich, Leroy Sane, në tunelin e dhomës së zhveshjes pas humbjes në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Senegalezi pohoi se këto janë gjëra që ndodhin në futboll, por pranon se e ka menaxhuar shumë keq situatën.

"Kjo lloj gjëje mund të ndodhë. Ndodhi dhe ne ishim në gjendje ta rregullonim. Është mirë të zgjidhen problemet, por jo në këtë mënyrë. Ka mbaruar tani. Ne do të përpiqemi të 'luftojmë' së bashku për të ndihmuar klubin të arrijë objektivat e tij sezonin e ardhshëm. Tani jam me pushime me familjen. Ka qenë një sezon shumë i veshtirë, ashtu siç ndodh. Nuk ishte surprizë, prisja që gjërat të ishin pak të komplikuara, është normale. I dua sfidat dhe Bayerni është një sfidë e madhe, më takon mua të bëj gjithçka për t'u përballur me to”, tha Mane.

Përveç kësaj, Mane ka përjashtuar një largim të mundshëm këtë verë, teksa nuk kanë munguar ofertat nga Arabia Saudite.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen