TIRANË- Gazetarët dhe analistët Frok Çupi dhe Genc Burimi ishin të ftuar në "Sot Live në Shqipëri" me gazetaren Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu në Report Tv për të folur për incidentin që i ndodhi Berishës në protestën e djeshme dhe për samitin Be-Balkani Perëndimor, ku nuk munguan edhe debatet e ashpra.

Dy analistët kanë mendime krejt të kundërta nga njëri-tjetri, ku Frrok Çupi del me deklarata të forta dhe mendon se Berisha e ka sajuar dhe organizuar vet incidentin, madje jep detaje edhe për agresorin Gert Shehu. Ndërsa analisti Genc Burimi mendon që këto janë teza konspiracioniste të Çupit dhe nuk është çudi që në Shqipëri të fajësohet i dhunuari pasi nuk po ndodh për herë të parë. Përsa i përket samitit, Çupi mendon se ngjarja e Berishës për protagonizëm ka ndërhyrë në lajmin më të rëndësishëm të ditës, samitin.

"E gjitha kjo ka marrë vëmendje nga ngjarja kryesore dhe e vetme e djeshme, që për mua duhet të ishte samiti. Samiti ka përcaktuar rrugën tonë, fatet tona, ka ndarë historinë e Shqipërisë kundër dhunës dhe ka dëshmuar vlerat qytetare të Shqipërisë. Be zgjodhi Shqipërinë, sepse është larg trazirave dhe vendosi praninë e vet, hodhi spirancën këtu. Ne u çertifikuam për një demokraci funksionale dhe fund të trazicionit. Sa për protestën, problemi i dhunës nuk është tek politikani, sepse prandaj del në betejë një politikan, sidomos një njeri si Berisha që i ka kushtuar Shqipërisë tranzicion, dhunë, prapambetje. Dje, Berishës i duhet të ishte protagonist dhe ai nuk prodhon dot më lajm, prandaj e sajoi. Ai është vite dritë larg dhe është një politikan që nuk pranohet nga perëndimi. Në analizën time ai e ka sajuar,e ka organizuar vetë atë. Nëse BE "do e telefononte" ta pyeste "si jeni zoti Berisha? , ai nuk do e bëntë protestën", tha Çupi. 

Çupi thekson se dhunuesi e njihte fare mire Berishën. 

"Ai që e ka gjuajtur është i njohur në familjen e Berishës, ka marrë rrogë. Një djalë i varfër, i rritur pa baba dhe ka parë Berishën si baba. Berisha ka 20 bodygurd, nuk besoj që do e lejonin të çante turmën . Berisha sa herë ka pasur humbje e ka kaluar në dhunë, si në 97' me luftën civile, ku rrugët u mbushën  me gjak. Berisha doli i padjegur. Në 2011, 21 janar, ndjeu që po i ikte pushteti dhe vrau 4 protestues. Çdo dalje e Berishës e ka kultuë politike dhunën. Ne dje nuk pamë dhunën kundër Berishës që ka badigardë dhe çdo njeri që merret me krimet e kupton, por kemi dhunë kundër një djali problematik pa para. Ajo që të bën përshtypje është se askush nuk ka reagur kundër Berishës, pasi është paguar dhe Berisha është hajdut", u shpreh Çupi. 

Analisti Genc Burimi është totalisht kundër analizës së Çupit dhe madje thotë që duhet t'i vijë turp që bën të tilla deklarata pa baza. Për të, incidenti i djeshëm është indiktor tregues i prapambetjes dhe i gjendjes së Shqipërisë, ku sipas tij " e përdhunuara është fajtore dhe jo përdhunuesi".

" Për mua është tezë konspiracioniste dhe deklaratë ë fuqishme e anaistit. Për zotin cupi gjithçka që të bëhet është faji i Berishës, edhe nëse kjo do i ndodhte Ramës, Macronit etj. Incidenti i Berishës është fatkeqësi e madhe. Akti për mua është shumë i rënë. Akuzat e tij për mua janë turp. Është njësoj si viktima e përdhunimit është fajtore në Shqipëri, t;ju vijë turp . Nuk është e hijshme", pëfundoi Burimi.