Goditje e bujshme në sulm, Teuta firmos me ish-futbollistin e Partizanit

Goditje e bujshme në sulm, Teuta firmos me ish-futbollistin e Partizanit

Ish-futbollisti i Vlalznisë dhe Partizanit, Rubin Hebaj, është bërë përforcimi i tretë i Teutës në merkaton e janarit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi durrsak me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Sezonin e kaluar Hebaj ishte pjesë e Partizanit, ndërsa në verë u largua për të firmosur me klubin e Vorskla-s në Ukrainë.

Njoftimi KF Teutës:

KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 21 vjeçar, Rubin Hebaj.Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim për 6 muaj dhe pas firmosjes së kontratës lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e bluve.Hebaj në Durrës vjen nga kampionati i Ukrahinas ku është paraqitur me Vorskla Poltava. Rubin Hebaj Është bashkuar me ekipin në grumbullim, ndërsa bëhet përforcimi i tretë i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Hebajt, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë gola me fanellën e skuadrës tonë!

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën