Godole: Të huajt s'duhet të ndërhyjnë në punët e një vendi, por reformat e papërfunduara i kanë shqetësuar! Politikanët t’i bëjnë vetë ‘detyrat e shtëpisë’

TIRANË- Kanë luajtur rol vendimtar në shumë momente kyce të historisë së Shqipërisë. Për analisten Jonila Godole, dy kanë qenë momentet historike kur selitë diplomatike në vend kanë vepruar përtej kompetencave, në emër të solidaritetit dhe demokracisë. 

"Kemi patur momente kur ambasadat e kanë tejkaluar misionin e tyre duke ndërhyrë në punët e brendshme, duke përdorur statusin e tyre si tokë neutrale për të ndikuar në çështjet e Shqipërisë. Rasti I familjes Popa pas vdekjes së diktatorit Hoxha. Rasti I dytë është rasti I ambasadës Gjermane që hapi dyert e ambasadës për qytetarët që nuk pranonin më regjimin komunist", tha Godole.

Gjuhën diplomatike të ditëve të fundit dhe mesazhet e koduara të tyre, Godole i sheh si këmbanë alarmi. Për të, ndërkombëtarët nuk mund të ndërhyjnë në punët e brendshme të një vendi,por  ngjarjet e ndodhura së fundmi kanë nxitur reagime të qarta të tyre, ndryshe nga çfarë mund të parashikojë komunikimi diplomatik.

"Ka patur disa arsye pse ambasadorët e ngritën zërin. Nuk mund të them se ishte një zë shumë I fortë, por disa prej tyre dhanë mesazhe të qarta se kjo nuk mund të bëhej (shembja e teatrit)", u shpreh ajo.

Tonet e ambasadores Kim ndaj Reformës në Drejtësi, për analisten Godole është mesazh i SHBA se duhet të ndërhyjë në një reform që ka krijuar vetë.

"Përsa i përket reformës në drejtësi, SHBA ka investuar shumë, ndaj është e kuptueshme që aty ndihen të përligjur për të ndërhyrë, pasi ka qenë një foshnjë e tyre, që ata e kanë kërkuar. Asgjë deri tani në thelb nuk ka ecur ashtu siç duhej", përfundoi Godole.

Situata politike e krijuar sëfundmi në shqipëri ka përfshirë edhe ambasadorët, të cilët me ndërhyrjen e tyre në takime të njëpasnjëshme, arritën që të ulin sërish pas bojkotit të opozitës palët në tryezën për reformën zgjedhore.

Intervista e plotë Jonila Godole
-Ngjarjet e fundit politike kanë përfshirë edhe ambasadorët, tonet e të cilëve duket se janë rritur. si e shikoni gjuhën e tyre?

Në fakt roli I ambasadorëve nuk është që të ndërhyjnë në parim në punët e brendshme të vendit, por ne I kemi dhënë atyre prej 3 dekadash mundësinë që të  ndërhyjnë dhe në momentin që ata nuk flasin, ne shqetësohemi dhe mendojmë që dicka ka ndodhur që nuk po flasin. por nëse marrim vendet e tjera ata janë të parëndësishëm për qytetarët. Ata në ato vende shkojnë me një axhendë të caktuar, për arsye se përfaqësojnë vendet e tyre dhe jo vendin në të cilin shkojnë. Ambasadorët në Shqipëri gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes, sidomos ajo Amerikane dhe e vendeve të BE si Gjermania, dhe në momente të caktuara e kanë ngritur ose jo zërin në varësi edhe të problemeve që ne kemi patur. Ngjarjet e kohëve të fundit, sidomos pas shembjes së teatrit besoj që tronditën dhe ambasadorët, pasi BE përmes komisionerit të Kulturës, dërgoi një mesazh që ishte shumë I qartë edhe pse me nota diplomatike, ku thoshte se para se të merreshin veprime ekstreme të vazhdonte dialogu. Kjo kapi edhe shumë ambasadorë në befasi, të cilët nuk e prisnin shembjen, kjo i shqetësoi pak, por ishte dhe reforma zgjedhore e cila u la në harresë për shkak të koronavirus. Pra ka patur disa arsye pse ambasadorët e ngritën zërin. Nuk mund të them se ishte një zë shumë I fortë, por disa prej tyre dhanë mesazhe të qarta se  kjo nuk mund të bëhej (shembja e teatrit) . Por më shumë se kaq ata nuk mund të flisnin.

-Po nëpërmjet rrjeteve sociale, ambasadorët kanë theksuar edhe ndërhyrje në reforma (Referuar akuzave të ambasadores së SHBA se po ndërhyhet në reformën në drejtësi?

Problemet e Shqipërisë janë problemet e Shqipërisë. Nëse demokracia do të ishte në rregull, mendimi I ambasadorëve do të ishte periferik, por në parim kjo është ndërhyrje në punët tona. Përsa i përket reformës në drejtësi, SHBA ka investuar shumë, ndaj është e kuptueshme që aty ndihen të përligjur për të ndërhyrë, pasi ka qenë një foshnjë e tyre, që ata e kanë kërkuar. Asgjë deri tani në thelb nuk ka ecur ashtu siç duhej. Edhe ambasadorët janë paksa të shqetësuar për këtë fakt.  Por në Shqipëri ndodh gjithçka, ambasadorët mund të ndërhyjnë, kanë deklarata të cilat ndonjëherë keqkuptohen. Qytetarët duhet të shohin te mesazhet e fshehta të ambasadave.

-Takimet e shpeshta të ditëve të fundit të ambasadorëve me krerët e partive politike por edhe4 me presidentin, si i shikoni?

Nga të gjitha takimet që ata bëjnë, publiku merr diçka shumë të vogël, jo gjithçka çfarë diskutohet aty I jepet publikut. Kjo është ABC e diplomacisë. Takimet për mendimin tim janë të mira deri kur ambasadorët marrin shkas për të ushtruar një lloj presioni të lehtë për reformat. Por duke qenë se jemi një shtet i pavarur, ambasadorët nuk mund tu imponojnë apo detyrojnë vendime politikanëve dhe politikanët e dinë këtë gjë. Sigurisht përvec rasteve kur janë vendime të tilla, si kërkesa kyçe të BE, për ecurinë e integrimit europian. Ndonjëherë ndërhyrja e ambasadorëve është e tepruar, por kjo nuk vjen nga ata më shumë sesa nga ne dhe nga ana tjetër personalisht mund të jem kritike se institucionet ndërkombëtare për rolin e tyre në vendin tonë dhe ndonjëherë mendoj se stabiliteti në rajon është më e rëndësishme se demokracia e zhvillimi I saj në një vend. Por për ne si një vend që kemi 30 vjet që përpiqemi të futemi në shinat e trenit të demoracisë, presioni I tyre do ndikonte më shumë. Këtu ambasadat e tjera do ti lija mënjëanë, por sic e pamë në rastin e teatrit, pati ambasadorë që e thanë pakëz më hapur mendimin e tyre dhe këtë janë kambana alarmi.

Megjithatë ka patur raste kur ndërhyrja e ndërkombëtarëve ka qenë vendimtare për Shqipërinë. Deri ku mund të ndërhyjnë ndërkombëtarët?

Është e vërtetë që kemi patur momente kur ambasadat e kanë tejkaluar misionin e tyre duke ndërhyrë në punët e brendshme, duke përdorur statusin e tyre si tokë neutrale për të ndikuar në çështjet e Shqipërisë. Rasti I familjes Popa pas vdekjes së diktatorit Hoxha dhe u strehuan aty dhe nuk u tradhtuan nga ambasada, nuk I dorëzuan qytetarët dhe I mbajtën me vite të tëra në rezistencën e tyre në qendër të Tiranës. Rasti I dytë është rasti I ambasadës Gjermane që hapi dyert e ambasadës për qytetarët që nuk pranonin më regjimin komunist. Ky ishte presioni më i fortë. Ata kanë ndikuar jashtë mase shumë në hapjen e Shqipërisë. Ky ishte moment historik që për fat të keq nuk u përsërit më.

A po e përdor politika shqiptare ndërhyrjen e e ndërkombëtarëve?

Politika shqiptare në 30 vite gjithmonë e ka përdorur elementin e huaj. Kujtoj foto që politikanët tanë bëjnë edhe me zyrtarë të lartë të huaj. Përdorin çdo dalje të ambasadorëve, në favor të tyre. është si një lojë që e bëjnë për të hedhur topin e përgjegjësisë diku tjetër. Ne i kemi dhënë institucioneve të huaja më tepër rëndësi nga ata duhet të kishin. Ky është një nga ata momente kur edhe të huajt kalojnë në tabelë qitje nga analistët e pavarur. Por është momenti që politikanët ti bënin reformat pa qenë si nxënësi që ka nevojë për shkopin e mësuesit. Do ishte mirë që ishim të pavarur pa patur nevojë për ndërhyrje.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 25/05/2020 21:13

    Per cilet politikane e ka fjalen kjo zonja? Jane po ata politikane qe e sundojne vendin per 30 vjet,dhe shqiptaret jabe shume te qarte se ç'fare ben ujku po ja vare melçite ne qafe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi